Sekretari Austin: Ka prova që Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi
Sekretari Austin: Ka prova që Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi 23.10.2024 | 16:14
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha të mërkurën se ka prova se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, pasi shefi i spiunazhit të Koresë së Jugut u tha ligjvënësve jugokoreanë se 3.000 trupa të Koresë së Veriut janë duke u trajnuar me dronë dhe pajisje të tjera, përpara se të vendosen në fushat e betejës në Ukrainë.
 
Nëse trupat i bashkohen luftës në Ukrainë nga ana e Rusisë, do të jetë “një çështje shumë, shumë serioze”, tha Austin, duke shtuar se do të kishte një ndikim në Evropë dhe në rajonin Indo-Paqësor.
 
Inteligjenca e Koresë së Jugut publikoi fillimisht raportet se këtë muaj, marina ruse kishte marrë 1.500 trupa të luftës speciale të Koresë së Veriut në Rusi, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, kishte thënë më herët se qeveria e tij kishte informacione se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut po përgatiteshin për t'iu bashkuar forcave pushtuese ruse, njofton AP.
 
SHBA dhe NATO nuk e kishin konfirmuar zyrtarisht më parë dërgimin e raportuar të trupave të Koresë së Veriut, por kanë paralajmëruar për rrezikun e një zhvillimi të tillë, nëse është i vërtetë. Rusia dhe Koreja e Veriut deri më tani kanë mohuar lëvizjet e trupave.
 
Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, Cho Tae-yong, u tha ligjvënësve koreanojugorë të mërkurën se 1.500 trupa të tjera të Koresë së Veriut kanë hyrë në Rusi.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.