Pasojat e tërmetit në Mianmar, arrin në 1700 numri i të vdekurve
Pasojat e tërmetit në Mianmar, arrin në 1700 numri i të vdekurve 01.04.2025 | 14:58
Disa të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave që u shemben nga tërmeti në Mianmar, ku numri i të vdekurve ka arritur në 1700.
 
Katër persona të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat gati 60 orë pasi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin të premten.
 
Të mbijetuarit u shpëtuan nga një ndërtesë shkolle e shembur në rajonin verior të Sagaing, nga e cila u gjet edhe një trup, tha shërbimi zjarrfikës i Mianmarit.
 
Qindra njerëz mbeten të zhdukur, me përpjekjet e dëshpëruara të kërkimit dhe shpëtimit që vazhdojnë të hënën si në Mianmar ashtu edhe në Tajlandën fqinje.
 
Numri i të vdekurve është rritur në 18 persona në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ku 76 punëtorë janë ende mbeten të zhdukur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe që ishte në ndërtim e sipër.
 
Tërmeti i së premtes ndodhi pranë qytetit të dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay me lëkundje që prekën edhe vende të tjera.
 
Megjithëse përpjekjet e shpëtimit kanë nisur që nga e premtja dhe ndihma ndërkombëtare ka filluar të arrijë në Mianamar, ka pasur vonesa në arritjen e zonave më të goditura, duke i lënë vendasit të përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit me dorë.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se spitalet janë të mbingarkuar me njerëz të lënduar, ndërsa një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit i ka deklaruar se mijëra njerëz të zhvendosur janë pa ushqim, strehim dhe ilaçe.
 
Të shtunën mbrëma, një grua e moshuar u shpëtua në kryeqytetin e Mianmarit, Nay Pyi Taw, pasi u bllokua për 36 orë nën rrënojat e një spitali.
 
Njëzet e nëntë persona u shpëtuan gjithashtu nga një bllok apartamentesh i shembur në Mandalay, tha të dielën autoriteti lokal i zjarrfikësve.
 
Tërmeti goditi rreth orës 12:50 sipas kohës lokale të premten, vetëm 10 km nga sipërfaqja - që do të thotë se efektet e tij në nivelin e tokës u ndjenë më fortë.
 
Një tërmet i dytë goditi 12 minuta më vonë, me një magnitudë 6.4 ballë dhe një epiqendër 18 km në jug të Sagaing, kryeqyteti rajonal, i cili ndodhet afër Mandalay.
 
Pasgoditjet kanë vazhduar që nga ajo kohë. Të dielën një tërmet me magnitudë 5.1 u regjistrua në veri-perëndim të Mandalay.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.