Borrell shkurt e qartë porosi ‘shteteve kandidate’: Ose me Rusinë ose me BE, duhet të zgjidhni
Borrell shkurt e qartë porosi ‘shteteve kandidate’: Ose me Rusinë ose me BE, duhet të zgjidhni 31.10.2024 | 13:34
Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, në shpalosjen e raporteve të progresit dhe rrugëtimin e shteteve kandidate për anëtarësim në bllokun evropian. Një kriter e vendosi mbi të gjithë e pa ekuivoke, transmeton Gazeta Metro.
 
Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në konferencë për shtyp e vendosi si indikator kyç pikërisht bashkërendimin e politkës së jashtme me BE’në si indikatorin më të besueshëm për pranueshmërinë e pretendimeve të një shteti kandidat për përqafimin e vlerave demokratike evropiane.
 
“Thjeshtë s’mund të mbani lidhje me Rusinë thuajse po bëhet biznes si zakonisht, e të prisni që shteti juaj do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
 
Duhet të zgjidhni, njërën ose tjetrën.
 
Përgjatë viteve kemi parë që bashkërendimi me politikën tonë të jashtme e të sigurisë është indikatori i duhur që kandidati me të vërtetë ka vlera të përbashkëta me ne, si dhe drejtimin tonë gjeopolitik” tha ai të mërkurën.
 
Ai nuk e theksoi direkt se për cilin shtet po fliste por i përmendi rend ata që vullnetarisht janë përcaktuar për to. Dy shtete nuk i theksoi. Serbinë e Turqinë.
 
Megjithëse, Turqia gjatë kohë vetëm diskutohet si një shtet kandidat porosia mund të konsiderohet ishte më direkt për Gjeorgjinë dhe Serbinë./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.