Biden kërkon përgjegjësi për vrasjen e shtetases amerikane në Bregun Perëndimor
Biden kërkon përgjegjësi për vrasjen e shtetases amerikane në Bregun Perëndimor 11.09.2024 | 14:47
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të garantuar se incidentet si ai i vrasjes së një shtetase amerikane gjatë një proteste kundër zgjerimit të vendbanimeve, nuk do të ndodhin kurrë më.Ai tha se vrasja e Aysenur Ezgi Eygi, 26-vjeçare, është “plotësisht e papranueshme”.
 
Në një komunikatë, Biden tha se, derisa Izraeli e ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e saj, Qeveria amerikane pret qasje të vazhdueshme në hetimet që janë duke u kryer për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së saj.
“Duhet të ketë përgjegjësi të plotë. Dhe Izraeli duhet të bëjë më shumë për t’u siguruar se incidentet e tilla nuk do të ndodhin kurrë më”, tha Biden.
 
Eygi, e cila ka edhe shtetësi turke, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ushtria izraelite gjatë një marshi protestues të premten në Beita, një fshat afër Nablusit, ku palestinezët janë sulmuar vazhdimisht nga kolonët hebraikë të ekstremit të djathtë.Izraeli ka thënë se vrasja e saj ishte “aksidentale”.
 
Bideni gjithashtu e dënoi dhunën në Bregun e uzurpuar Perëndimor nga “kolonët ekstremistë izraelitë” dhe “terroristët palestinezë”.“Do të vazhdoj t’i përkrah politikat që i mbajnë përgjegjës të gjithë ekstremistët – izraelitë dhe palestinezë pa dallim – për shkak të shkaktimit të dhunës dhe pengesave ndaj paqes”, tha Biden.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.