Pogaçe të vogla me kaçkavall
Pogaçe të vogla me kaçkavall 08.01.2018 | 12:00
Gatuhen në çast dhe janë të shkëlqyeshme për kafjall apo darkë.
 
Përbërësit: 750 gram miell, katër vezë, 400 gram kaçkavall, 100 gram kajmak, një kube tharmë, një dl qumësht, dy lugë vaj, një lugë e vogël kripë.
 
Përgatitja:
 
Tharmin e thërrmojmë me dorë dhe e qesim në enë bashkë me miellin. I shtojmë 3 kokrra vezë dhe një të bardhë të vezës, kajmak dhe qumësht. E grijmë trashë në rende gjysmën e kaçkavallit dhe e përziejmë me lugë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Me duar në tavolinën e punës në të cilën e kemi bërë me miell e bëjmë brumin, përkatësisht e “ngjeshim” derisa të bëhet i lëmuar.
 
Për t’u shtrirë më lehtë korja, brumin ndajeni në dy pjesë (nuk është e domosdoshme).Me okllai e hollojmë koren në trashësi prej 1 cm dhe pastaj i bëjmë rrathët.I radhisim në tepsi në të cilën kemi vënë letër për pjekje. Vezët e mbetura i thyejmë dhe i ndajmë të bardhët dhe të verdhët. Të verdhët i tundim me pirun dhe i lyejmë kolendrat. Kaçkavallin e mbetur e grijmë në pjesë të imëta në rende dhe i qesim sipër kolendrave. I pjekim 20 minuta në 200 gradë celsius.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave