Me anë të kësaj recete dhe produkteve cilësore të Neranxit ju do të mund të përgatisni një vakt praktik dhe të shijshëm.
Përbërësit:
1 filxhan arra
1 filxhan bajame
1/2 filxhan rrush i zi (i thatë, Neranxi)
1 lugë sodë buke
1 lugë fara susami
kripë (Himalaje, Neranxi)
1 lugë kanellë
1 lugë fara chia
1 filxhan tërshërë
1 lugë mjaltë
1 lugë salcë Tahin
1 vezë
1 lugë ekstrakt vaniljeje (bourbon, Neranxi)
1/2 filxhan çokollatë e zezë (Callebaut)
Përgatitja:
1.Në një enë qelqi shtoni arrat, bajamet dhe shtypini mirë. Sipër u shtoni rrushin e zi, sodën e bukës, susamin,kripën, kanellën, farat kia Neranxi, tërshërën, mjaltin, 1 lugë tahini, vezën, ekstraktin e vaniljes dhe çokollatën e zezë. Trazoni mirë të gjithë përbërësit.
2.Merrni një lugë akulloreje. Merrni pak nga masa që përgatitëm, lageni me ujë dhe vendoseni në një tavë. Poshtë tavës vendosni një letër kuzhine. Kështu veproni derisa masa që përgatitëm të përfundojë.
3.Futeni tavën në furrë për rreth 7 minuta, në temperaturë 180 gradë. Më pas hiqini nga furra, shërbejini të ngrohta në një pjatë dhe sipër i shtoni një lugë mjaltë “Neranxi”.