Pite shumë e shijshme me mollë, arra dhe çokollata
Pite shumë e shijshme me mollë, arra dhe çokollata 02.08.2018 | 09:31
Gatuajeni këtë pite të thjeshtë dhe të shijshme.
 
Deserti juaj me siguri do të marrë falënderime, ndërkaq edhe për shije më të mirë të pites në mollë shtoni arra të grira dhe rrush të thatë.
 
Përbërësit:
 
– 1 filxhan i kafes / 200 g miell,
– 1 filxhan grizë,
– 1 filxhan kokos,
– 1 qeskë e vogël për ëmbëlsira,
– 100 g arra të grira,
– pak lëvore limoni apo portokalli,
– 1 filxhan sheqer,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 100 g rrush të thatë,
– 5 molla të bluara,
– pak kanellë,
– 100 g margarinë të shkrirë.
 
Udhëzimi:
 
Përzieni miellin, kokosin, grizin, pluhurin për ëmbëlsira dhe sheqerin.
 
Në mollë qitni kanellë, sheqer, arra të grira dhe rrush të thatë.
 
Tepsinë lyeni me margarinë, dhe në fund qitni një filxhan përzierje të thatë, pastaj gjysmë molle, pastaj përzierjen e thatë, pastaj mollë dhe përzierjen e thatë, ndërkaq sipër margarinën e shkrirë.
 
Piqeni në 200 gradë celsius 30 minuta derisa të skuqet mirë. Mundeni sipër t’i qitni çokollatë të shkrirë.
 
Priteni vetëm atëherë kur të ftohet.
 
Pitja pa vezë, nuk kushton shumë dhe është e lehtë për gatim. Pra, provojeni dhe binduni edhe vet.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave