Pana Cotta me Çokollatë dhe Krem luleshtrydhesh
Pana Cotta me Çokollatë dhe Krem luleshtrydhesh 13.09.2017 | 12:00
E lehtë dhe shumë e shijshme. Kjo recetë e panna cotta-s do t’ju shoqërojë tryezat tuaja familjare. Ja si ta gatuani
 
Përbërësit:
 
80 gr çokollatë e zezë
200 ml pana
70 ml qumësht (qumësht Lufra)
20 gr sheqer
9 gr xhelatinë (të thjeshtë)
60 gr luleshtrydhe
 
Përgatitja:
 
1.Grini cokollatën fondente në copëza të vogla.
2.Në një tigan hidhni 200 pana dhe 50 ml qumësht. Shtoni edhe 20 gram sheqer dhe 9 gr xhelatinë. Trazojeni mirë. Shtoni edhe çokollatën e grirë dhe trazojeni deri sa të tretet mirë.
3.Hidheni te gotat speciale të servirjes. Futeni në frigorifer për 3-4 orë.
4.Merrni 60 gr luleshtrydhe dhe hidhini bashmë me 20 ml qumësht Lufra në një blender dhe grijini hollë.
5.Hiqeni panna cotta-n nga frigoriferi dhe vendoseni në pjatë. Shtoni edhe përzierjen e luleshtrydheve sipër dhe dekorojeni sipas dëshirës.
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave