Ky kek është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe nuk kushton. Çdo njeri që e ka provuar këtë ëmbëlsirë e ka pëlqyer. Janë shumë receta për Manchmellow dhe ndaj sot po iu sjellim recetën tradicionale të kësaj ëmbëlsire.
Përbërësit:
4 vezë (të verdhat)
100 gr sheqer
100 ml vaj
150 ml qumësht
1 lugë gjelle kakao
1 bustinë pluhur pjekës
200 gr miell
4 vezë (të bardhat)
7 lugë gjelle sheqer
100 gr çokollatë (e shkrirë)
1 lugë kafeje vaj
Përgatitja:
1.Në fillim rrihni të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, më pas hidhni vajin, qumështin, kakaon, miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe përziejini me shpejtësi në mënyrë që brumi të mos krijojë kokrriza.
2.Brumin hidheni në një tavë të lyer më parë me gjalpë dhe piqeni për 20 minuta në 180 gradë.
3.Ndërkohë që keku piqet përgatisni kremin e bardhë.
4.Rrihni të bardhat e vezëve me sheqerin derisa sheqeri të jetë tretur dhe masa të qëndrojë mbi pjatë pa rënë poshtë.
5.Nxirrni kekun e pjekur dhe lyejeni me shkumën e përgatitur dhe futeni sërish të piqet për 10 minuta në temperaturë 100 gradë.
6.Kur të fiket, lëreni të ftohet dhe shtoni çokollatën e shkrirë më parë dhe të përzier me pak vaj dhe qumësht.