Metamorfoza e Bernicës dhe një fillim i jashtëzakonshëm në ‘Sunny Hill’
Metamorfoza e Bernicës dhe një fillim i jashtëzakonshëm në ‘Sunny Hill’ 26.07.2024 | 00:00
Sunny Hill Festival, që këtë vit po zhvillohet në tokën e tyre në Bernicë të Prishtinës, filloi me një natë të jashtëzakonshme më 25 Korrik. Ky festival, i cili zgjat për katër net, po ofron një hapësirë të dedikuar ekskluzivisht për muzikë, argëtim dhe kulturë, duke tërhequr mijëra adhurues nga vende të ndryshme të botës, shkruan KultPlus.
 
Nata e parë ishte një shfaqje e paharrueshme energjike, ku performuan disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore. Bebe Rexha, e cila ishte edhe kryefjala e mbrëmjes, e elektrizoi skenën me zërin dhe performancën e saj të fuqishme. Publiku brohoriti dhe këndoi së bashku me hitet e saj të njohura, duke krijuar një atmosferë të papërsëritshme.
 
Performuesit e tjerë të natës përfshinë yjet e muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare si Dafina Zeqiri, Mozzik, La Fazani, Swada dhe The Milk Snatchers. Çdo artist solli stilin e tij unik në skenë, duke siguruar që publiku të ishte në këmbë dhe të kënaqej gjatë gjithë natës. Dafina Zeqiri magjepsi me energjinë dhe koreografitë e saj, ndërsa Mozzik shkëlqeu me hitet e tij të njohura, sidomos nga albumi i fundit.
 
Nata vazhdoi deri në mëngjes me performanca të veçanta nga grupi i njohur Black Coffee, i cili mori përsipër pjesën e DJ-ve së bashku me Dj Regard, Adrian Berisha dhe Noki. Ritmet elektronike dhe miksimet e tyre mbajtën publikun të kërcejë pa ndërprerje, duke krijuar një përvojë unike, në këtë rast, të mëngjesit.
 
Performancat energjike dhe atmosfera e krijuar nga artistët arritën një nivel të lartë të perfeksionimit, duke dëshmuar se Sunny Hill Festival është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit. Hapësira e Bernicës tregoi se ka qenë një nevojë e kahershme për një vend të tillë aktiv, pasi transferimi nga “Parku Gërmia” ndryshoi rrjedhën e festivalit në një mënyrë pozitive. Megjithatë, një moment që për shumë njerëz ndikoi negativisht ishte organizimi i hyrjes përpara portave të biletave “Regular”, “Believer” dhe “VIP”, ku radha e gjatë dhe shtytjet e ndryshme krijuan një tollovi të madhe.
 
Ky festival nuk është vetëm një ngjarje muzikore, por edhe një festë e madhe, pasi bashkon njerëz nga të gjitha sferat e jetës për të ndarë dashurinë për muzikën dhe artin. Me një fillim kaq të suksesshëm, pritshmëritë për netët e ardhshme janë të larta, dhe pa dyshim, Sunny Hill Festival do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për eventet kulturore në rajon.
 
Publiku i pranishëm në Bernicë të Prishtinës përjetoi një natë të mbushur me energji, emocion dhe muzikë të mrekullueshme, duke shënuar fillimin e një aventure të paharrueshme në “Sunny Hill Festival”, derisa sot do të performojnë yje të tjerë të muzikës, përfshirë këngëtarin e famshëm Burna Boy, së b ashku me Lancey Foux, Dhurata Dora, Yll Limani, Capital T, Kamal dhe i riu Jolle.
 
Në pjesën e DJ do të jetë grupi i famshëm “The Martinez Brothers”, së bashku me Chloe Caillet, Dani Johnsson Artssassin. / KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave