Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë “ORA” me këngën që ia kushtoi Kosovës: Do u mbijetojë dekadave
Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë “ORA” me këngën që ia kushtoi Kosovës: Do u mbijetojë dekadave 27.08.2024 | 16:29
Albumi i këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora i titulluar “Ora” ka bërë 12 vite që nga koha që ai u lançua për publikun për herë të parë.
 
Albumi “Ora”, i cili ishte një dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën arriti shumë shpejt që t’i dhurojë asaj suksesin e merituar duke e ngjitur atë shumë më lart në hartën muzikore.
 
Artistja shqiptare, Rita Ora është bërë nostalgjike dhe është kthyer pak pas në kohë, duke përkujtuar përvjetorin e fillimit të suksesit të saj.
 
Në një video të postuar në Instagram, ajo ka bërë një kolazh të momenteve kryesore të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nga ritmet e këngës “Shine Ya Light”, një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën.
 
“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!!
 
Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?”- shkroi artistja shqiptare krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale.
 
Rita Ora ka treguar gjithmonë një përkushtim të veçantë për vendlindjen e saj dhe për adhuruesit e saj që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave