"Kur s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë ‘shëmtinë’ tonë"
"Kur s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë ‘shëmtinë’ tonë" 03.08.2019 | 00:00
Përmes një statusi në Facebook, Erjona Rusi, gazetare nga Shqipëria, ka treguar përvojën e saj gjatë një udhëtimi me aeroplan.
 
"Ndërsa avioni i afrohej Rinasit, dëgjoj një shqiptare nga këto që jeton në Angli: Sa qytet i shëmtuar (i është referuar Tiranës).
 
Një pyetje kam për ju që vini çdo verë: Kur s’ju pëlqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë "shëmtinë" tonë. Se nuk e di për ju, por unë nuk i ndërroj me asnjë vend të botës rrugicat e Shkodrës, qetësinë e Shirokës, rërën e Velipojës, magjepsjen e Valbonës, lartësinë e kanioneve të Osumit, mëngjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhërmiut, gurgullimën e lumit të Shalës, aventurën e Thethit, freskinë e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shëtitjen e Pedonales, bardhësinë e Voskopojës, madje madje as atë kafenenë e përhershme që më është bërë si shtëpi e takoj njerëzit më të dashur. Se ngado që shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka që është e imja po aq sa e juaja".
 
Por, pas këtij statusi Rusi ka marrë kritika të shumta, të cilave kritika ajo ju përgjigj po me një status tjetër në Facebook:
 
"Meqë më shpallën armik te popullit për një status fare të thjeshtë dhe spontan timin, po sqaroj pak me gjatë atë që mendoj për të gjithë ju shqiptarë qe jetoni jashtë Shqipërisë.
 
1. Së pari është idiotësi që unë qenkam kundër jush, im vëlla jeton jashtë dhe gjysma e fisit gjithashtu.
2. Nëse ju sa herë vini e shani këtë vend, kot për kuriozitet e mendoni si ndihemi ne që jetojmë këtu?
3.Ju lutem mos tentoni të na impononi mendimet apo të “na bëni ligjin” prej andej ku jetoni me pretendimin që e njihni mirë realitetin. Ne që kemi zgjedhur apo jemi të detyruar te jetojmë këtu (kjo s’ka pikë rëndësie) e meritojmë kaq respekt përderisa përpiqemi çdo ditë në “mjerimin tonë” të bëjmë diçka.
4. Në vend të llomotitjeve pro njërës apo tjetrës parti në rrjetet sociale, luftoni për të drejtën tuaj më të madhe- të drejtën e votës që duhet të kenë shqiptarët në të gjithë botën e që mbi 20 vjet e ka premtuar e mashtruar çdo qeverisje. E kështu do keni mundësi të keni zërin tuaj në qeverisjen e këtij vendi e të luftoni bashkë me ne kundër atyre që po e vjedhin dhe e shkatërrojnë këtë vend.
5. Po nuk keni mundësi të ndihmoni apo kontribuoni për ta ndryshuar këtë vend, të paktën mos na fusni në sherr me njeri-tjetrin. Kur s’e ndihmon dikë që ka hall, të paktën mos e bezdis- thotë prapë populli.
 
Prej jush pritet të jeni më humanë, me qytetarë, më të pandikuar politikisht e më largpamës (meqë jetoni në vende më demokratike e më të zhvilluara). Nëse nuk keni asnjë nga këto cilësi go and ….peace bro/sis’’. / KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave