Vebi Xhemaili i replikon Mustafa Nanos
Vebi Xhemaili i replikon Mustafa Nanos 15.07.2017 | 00:00
Mustafa Nano e zbërthen historinë tonë kombëtare si me qenë birë serbi; ”kur deklaron se nëna e Skenderbeut ka qenë Sllavee”
 
Ti Nano mos harro se serbët për herë të parë erdhën në  Pollog  gjatë luftërave të kryqëzatave.  Principata dhe pushteti serb në krye me Stefan Nemanjën për herë të parë ua mësoi  rrugën udhëheqësi i Kryqëzatave  Frederik Barbarosa. Ky e rrethoi qytetin Draudakum, por nuk arritën së bashku me  ushtrinë serbe  ta pushtojnë, pasi ky qytet në atë kohë ishte i rrethuar me mure të larta. Pas disa ditë rrethimi Frederik Barabarosa u nisë për Ohër, ndërsa Nemanja u kthye prapë nga Shkupi për në Serbi.
 
Ti Nano mos harro; Sllavët apo serbët deri në këtë kohë fare nuk kanë pasur qasje as në Shkup  në Pollog. Dhe i Pari i Pollogut ka qenë nga fisi i tribaldëve me origjinë Iliro-dardane, pasi në këtë kohë, kjo krahinë  i takonte Dardanisë  dhe administrohej nga Perandoria Bizantine. Prandaj pa arsye ti zotëri vihesh në shërbim të politikës dhe historiografisë serbe duke zbërthyer këtë histori si me qenë  birë serbi, dhe vishesh pa të drejtë në vijë të historiografisë shoviniste serbe, që  këto territore shqiptare i trajton si toka të Serbisë së vjetër.
 
Ti Nano, bile sa po  e negatron edhe krishterimin tonë me atë sllav, kur ti deklaron se nëna e Skënderbeut ka qenë e krishterë dhe sllave. Ti Nano mos haro se shqiptarët për sa i takon krishterimit në Ballkan, Shqiptarët janë më të vjetër se sllavët të cilët pasi erdhën në ILIRIKUM (Ballkan) për herë të parë e mësuan për Krishterimin. Këta pasi erdhën si plaçkitës në ILIRIKUM e lanë paganizmin dhe u civilizuan pranë nesh, duke mësuar për herë të parë Krishterimin.
 
“Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar”, kështu është shprehur publicisti Mustafa Nano, gjatë një takimi me nxënës, me të cilët ka diskutuar ndër të tjera edhe për çështje që lidhen me identitetin e shqiptarëve dhe fqinjërinë me serbët e grekët, tema të nxitura nga libri i tij më i fundit, “Sandwich; A është mirë me qenë shqiptar?”. Por Mustafë mos harro, “se Nëna e Skënderbeut është tezja e ime”, për ty se di ???. V. Xh.(Tetova Sot).
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave