Nga: Lis Bukuroca
Do të dëshiroja që ZONJAT tona të mëdha t’i dërgonin Presidentit Trump një letër-lutje, ndoshta me këtë përmbajtje:
Shumë i nderuar, Shkëlqesia Juaj, President Donald J. Trump,
Ne, bijat e kombit të Shën Terezës, gruas së shenjtë që i rikujtoi njerëzimit fuqinë e dashurisë universale të krishterë, si populli më proamerikanë në botë, ju drejtohemi me këtë lutje të sinqertë.
Kosova, pas gati njëzet shekujsh pushtimi, u çlirua falë ndihmës dhe përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sot, ju lutemi të jepni shtysën përfundimtare për konsolidimin e shtetit të saj dhe për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkan.
Kufijtë e Kosovës rrezikohen vazhdimisht nga Serbia, e cila sillet si një republikë e Rusisë dhe mbështetet gjithashtu nga Kina.
Ju keni mundësinë historike për të sjellë drejtësi dhe për të garantuar stabilitetin. Ne besojmë se ju, me mençurinë dhe pasionin tuaj për një botë më të mirë, mund të bëheni arkitekti i një paqeje të qëndrueshme për rajonin tonë.
Ju dëshirojmë shëndet dhe suksese të vazhdueshme.
Me shpresën e madhe se do të ndihmoni kombin e Nënë Terezës, ju lutemi të mos e harroni kontributin e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur, ndryshe nga shumë vende të tjera, ne strehuam dhe mbrojtëm hebrenjtë duke rrezikuar jetën tonë. Si rezultat, pas luftës, në trojet tona kishte më shumë hebrenj sesa para saj.
Zoti ju bekoftë me jetë të gjatë dhe forcë për të vijuar misionin tuaj. Ju jeni lideri më i madh i kohës sonë, me një vizion historik. Ju mund të na ndihmoni! Ne besojmë në ju!
Me respekt të thellë dhe konsideratë të lartë
Mira Murati – Drejtuese e inovacionit në teknologji, themeluese e ChatGPT.
Dr. Laura Mersini-Houghton – Profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë, Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill.
Dr. Lea Ypi – Profesoreshë e teorisë politike, Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër dhe Profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian.
Dua Lipa
Rita Ora
Bebe Rexha
Eliza Dushku
Ava Max