Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njohë Pavarësinë e Kosovës
Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njohë Pavarësinë e Kosovës 19.01.2024 | 03:44
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.
 
Duke folur për vizitën në Prekaz, ai ka thënë se ka me mijëra fjalë për të thënë në varrin e një fëmije.
 
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se duhet të shikojmë për të ardhmen.
 
“Kur Sanduloviq pranoi Pavarësinë e Kosovës unë isha i pari që përshëndeta këtë vendim. Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet t’i ndihmoj fqinjit të vet Kosovës për t’u bërë anëtare e OKB-së pasi është në interes që fqinji të bëhet i mirë”, ka deklaruar ai.
 
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.
 
Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.
 
Bashkë me Blerinën, nga forcat serbe u vranë edhe më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari
 
Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.
 
Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta./Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave