Haradinaj me thikë pas shpine ndaj LDK-së, analisti “godet” kreun e AAK-së: Ambicie të sëmura, ky është qëllimi i tij!
Haradinaj me thikë pas shpine ndaj LDK-së, analisti “godet” kreun e AAK-së: Ambicie të sëmura, ky është qëllimi i tij! 23.08.2020 | 11:07
Pas “ultimatumit” që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i dha Isa Mustafës se nëse nuk do ta mbështes LDK për president, atëherë ai do të largohet nga Qeveria, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
 
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, i është përgjigjur së fundi Haradinajt, se edhe partia e tij e dëshiron postin e presidentit.
 
Për të folur për koalicionin qeverisës dhe problemet në të cilat po kalon, për “Bota sot”, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.
 
Analisti politik, Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë gazetën “Bota sot”, ka thënë se kandidimi i Haradinajt për postin e presidentit është shantazh ndaj LDK-së.
 
Sipas Bajraj, kushtëzimi për mbështetje nga ana e LDK-së, kandidaturës së AAK-së për postin e presidentit për Hardinajn, është thikë pas shpine ndaj partisë së Isa Mustafës, diversion ndaj koalicionit qeverisës dhe proceseve komplekse politike të vendit.
 
 
“Egocentrist, prepotent dhe cilësi e veti autoritariste të liderit të AAK-së, Haradinaj si partner koalicioni qeverisës në Qeverinë Hoti dhe ndaj vetë LDK-së dhe partnerëve tjerë të koalicionit. Gjest dhe sjellje hileqare e AAK-së, përkatësisht e liderit të saj, mujshar, Haradinaj, i cili përdorë kushtëzimin asimetrik si kërcënim të ruajtjes së Qeverisë së koalicionit, përndryshe; prishjen dhe largimin nga Qeveria duke afektuar rënien e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, sipas bindjes së AAK-së dhe të Haradinajt”, shprehet Bajraj.
 
Ai shprehet se kandidatura e “shpallur” për president nga ana e Këshillit Drejtues të AAK-së, është një test konsistence për parimet e LDK-së në politikbërje, në qeverisje dhe në shtet-ndërtim në njërën anë, dhe shpërfaqje dhe abuzim nga ana e AAK-së dhe e vetë pronarit të saj, Ramush Haradinaj nga ana tjetër.
 
“LDK, dhe llidershipi i saj në krye të strukturave dhe organeve të partisë, nuk do bien pre e asnjë shantazhi të ulët dhe as nuk dorëzohen para kërcënimeve të “sadistëve” politik të cilët pushtetin kanë alfa dhe omega të sjelljes në vend të korrektësisë, partneritetit dhe seriozitetit si normë dhe qasje politike. Haradinaj, në krye të AAK-së të cilën drejton në mënyrë autoritare dhe me logjikën e bajraktarizmit folklorist, nuk ka tagrin e dërgimit të vendit në zgjedhje, ngase një atribut të tillë kushtetues ka vetëm sovrani përmes përfaqësuesve të vetë në tempullin e demokracisë parlamentare, pra, Parlamenti i Republikës së Kosovës me një shumicë 50 për qind +1 dhe jo vetëm një subjekt politik minor, alias i katërti në tempullin e sovranit”, ka theksuar Bajraj.
 
AAK-ja edhe mund ta lëshojë koalicionin qeverisës
 
Ai ka disa fjalë edhe për zgjedhjet, për të cilat thotë se AAK-ja edhe mund ta lëshojë koalicionin qeverisës, por jo domosdoshmërisht shkakton zgjedhjet e jashtëzakonshme për të cilat edhe LDK-ja, sipas Bajrajt, nuk është apriori kundër tyre dhe me çdo çmim.
 
“LDK-ja, është promovuar historikisht dhe tradicionalisht si parti institucionaliste dhe e përgjegjshme në shtet-bërje dhe në shtet-ndërtim duke marr mbi supe vendime jo-popullore dhe me riskun e rënies në rejting, por gjithsesi në interes dhe në dobi të kombit dhe atdheut, gjë që do bënë edha tani duke refuzuar kapriçiot dhe ambiciet lideriste të “krye-bajraktarit” Haradinaj në “bajrakun” e quajtur AAK. LDK, nuk do bie pre e shantazhit, do ruajë kohezionin dhe koherencën shtet-formuese dhe shtet-ndërtuese çoftë edhe duke dëmtuar vetën por duke ruajtur dhe mbrojt interesin nacional të Kosovës, derisa AAK-ja mund të zgjedh qëndrimin në qeveri ose largimin prej saj, fakt ky që determinon ri-konstruimin e Qeverisë dhe derivimin e një shumice të re parlamentare-qeverisëse, për çfarë ka nevojë imediate vendi, pra se të shkojë në zgjedhje”, tha ai.
 
Sipas analistit, partia që udhëheqë tani me vendin zakonisht është rrëzuar nga partnerët qeverisës dhe kryesisht kur të njëjtit kanë vërejt suksesin prekës dhe të matshëm të qeverisjes së LDK-së.
 
“Kush s’duhet të jetë President? Sigurisht jo kandidat mediokër, jo kandidat potencial të Gjykatës Speciale, pra të atillë që kishin dhe kanë probleme me ligjin, dhe as kandidat të cilët njihen për nepotizëm, skandale, krim të organizuar dhe oligark të mafias politike në Kosovë, për të cilat dhe nga të cilat Haradinaj si “bajraktar” i fisit Haradinaj dhe i pari i bajrakut AAK, nuk është dhe s’mund të jetë imun, por të njëjtit nuk i shkon në mëndje dhe s’ka kush e këshillon. Ramushi është rrëzuar prej dardhe, dhë s’mësoj gjë nga pësimi personal. Edhe VLAN-in kishte prishur dikur me ambicien e krisur “unë kryeministër, ose s’ka VLAN”, por kishte përfunduar në opozitë dhe sajimin e kuazi-kauzave bashkë me VV-në e NISMA-n, dhe ngritjen e çadrave në sheshin e kryeqytetit të cilat me protestat e dhunshme dhe vandaliste i sollën vetëm dëme vendit dhe integrimeve euro-perëndimore, pasojat të cilat vuajmë edhe tani e gjithë ditën”, ka shtuar Bajraj.
 
Haradinaj nuk ka as potencialin
 
Për Bajrajn, Ramush Haradinaj nuk ka as potencialin politik të “bajrakut” (AAK), por nuk është as i denjë për postin e të parit të shtetit.
 
Sipas tij, qëllimi i Haradinajt është që të promovojë arrogancë dhe prirje të cilat kanë synim pushtetin dhe jo rendin juridik.
 
“Ambicie të tij të sëmura dhe meskine për pushtet, të gjitha përformimet tjera në politikë dhe në qeverisje ka rezultuar deformues, degradues dhe skandaloz, për çfarë qytetaret e vendit dhe jo vetëm e dinë dhe e njohin katërçipërisht. Kryebajraktari i AAK-së dhe bajraku i tij, me sjelljet populiste në rastin e Karaqeves dhe së fundmi me rrugën Deçan -Plavë, po dëshmon dhe promovon arrogancë dhe prirje të cilat kanë synim dhe qëllim pushtetin dhe jo rendin juridik dhe kushtetues, për çfarë kanë marrë përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese me përpjekjet për t’a anashkaluar Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, sikurse edhe kompetencat e KFOR-it në bazë të Rezolutës 1244 të KS”, nënvizon ai.
 
Kurse, njohësi i çështjeve politike deklaron se kërkesat për zgjedhje në këtë kohë janë të panevojshme, joserioze dhe farsë.
 
“VV-ja ishte e para, dhe më shumë se sa kaq nuk mund të jetë dhe as të bëhet, po qese bëhet, por e njëjta dezertoi dhe iku në opozitë, derisa të tjerët; PDK, AAK dhe NISMA (VLAN), kapitulluan pas një keqqeverisje me skandale, degraduese dhe regresive, zaten qeverisja e LDK-së është e pa alternativë dhe në dobi të vendit në krye të proceseve. “Komandantët” një hap pas, pra një “tërheqje taktike” në politikë, për t’i lënë hapësirë sistemit të drejtësisë ku përballja e tyre konsiderohet imediate dhe e pashmangshme dhe për t’i lënë hapësirë brezit të intelektualëve të mirëfilltë, njerëzve të dijes akademike dhe të shkencës të cilët në politikë, janë në numër enorm vetëm në LDK dhe në tjerat subjekte, lë shumë për të dëshiruar”, tha ndër të tjera analisti.
 
Krejt në fund, ai thekson se nëse Ramush Haradinaj e do vendin siç pretendon, duhet të jetë ma konstruktiv në bashkëqeverisje dhe t’i lë hilet dhe obstruksionet ndaj LDK-së dhe Republikës së Kosovës, në të kundërtën, sipas Bajrajt, lideri i AAK-së po bëhet palë me ata të cilët kurrë nuk e njohën dhe pranuan Kosovën shtet sovran dhe demokratik./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave