Dikur në Kosovë, koha e shtëpive shkolla
Dikur në Kosovë, koha e shtëpive shkolla 26.01.2019 | 09:44
Në festën e cila shënon ditën kur u hap shkolla e parë shqipe, kujtojmë periudhën e mësimit paralel, shtëpitë shkolla, shkollat si rezistencë dhe heronjtë e heroinat që ndezën shkëndija të dijes në kohëra të errëta.
 
CHWB – Cultural Heritage Without Borders në Kosovë, ka përgatitur një mini-dokumentar ku paraqitet ky sistem paralel i mësimit në një kohë kur Kosova ishte pjesë e një regjimi shtypës.
 
Shtëpitë shkolla ishin e vetmja formë për të përhapur gjuhën shqipe dhe edukatën tek qytetarët në Kosovë.
 
Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400,000 gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar 1992, shkruan Kallxo.com në një tekst autorial.
 
Semestri i parë u përdor për të negociuar hapësira mësimore brenda shkollave publike, si dhe për të gjetur shtëpi private që mund të strehonin nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët universitarë – shumica e të cilëve ishin dëbuar nga objektet shkollore. Mbi 100,000 nxënës e studentë u vendosën në mënyrë permanente në 3,200 shtëpi, bodrume dhe garazha private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara. / Kallxo.com
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave