N’Golo Kante është përzgjedhur futbollisti më i mirë në Ligën Premier. Kjo e fundit në bashkëpunim me EA Sport ka zgjedhur mesfushorin francez të Chelseat si lojtarin më të mirë të sezonit 2016/2017.
Me këtë rast futbollisti ka thënë se ndjehet i lumtur për këtë çmim të marrë këtë vit, transmeton Telegrafi.
“Është nder i madh të shpallem lojtar i vitit me kaq emra të mëdhenj në futboll. Falënderoj të gjithë që votuan për mua”, tha Kante pasi pranoi çmimin. “Punoj fort në stërvitje. Çdo herë tentoj të jap maksimumin dhe po punoj me lojtarë shumë të mirë. Kjo është arsyeja pse e kam fituar Premierligën dy herë”.
Kujtojmë se Kante sikur sivjet me Chelsean edhe vitin e kaluar e kishte ngritur trofeun e titullit të kampionit me Leicester Cityn. /Telegrafi/