Euro 2024: Shqipëria barazon me Kroacinë falë golit të Gjasulës në kohën shtesë
Euro 2024: Shqipëria barazon me Kroacinë falë golit të Gjasulës në kohën shtesë 19.06.2024 | 12:00
Shqipëria ka barazuar 2:2 me Kroacinë falë një goli të vonshëm në kohën shtesë nga Klaus Gjasula të mërkurën në Hamburg, duke e fituar pikën e parë në Grupin B në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.
 
Ky barazim nënkupton se Shqipëria tani ka një pikë pas dy ndeshjeve dhe i duhet ta mposhtë njërën prej favoriteve kryesore të Euro 2024, Spanjën, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup për të kaluar në rrethin e eliminimit direkt për herë të parë në historinë e vet në një evropian.
 
Në debutimin e saj në Kampionatin Evropian më 2016, Shqipëria nuk ia doli ta kalojë fazën grupore.
 
Kroacia e mbizotëroi kombëtaren kuqezi, duke kontrolluar topin shumicën e kohës dhe duke krijuar më shumë në përgjithësi, edhe pse Shqipëria kishte disa mundësi të jashtëzakonshme shënimi.
 
Qazim Laçi e kaloi Shqipërinë në epërsi prej një goli herët në takim në stadiumin Volksparkstadion, kur shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 11-të.
 
Derisa u duk sikur kuqezinjtë do ta ruanin epërsinë këtë herë, Andrej Kramariq e barazoi rezultatin në minutën e 74-të, pas trysnisë së vazhdueshme të kroatëve përpara.
 
Dy minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi në portën e vet pas një topi të devijuar, duke ia mundësuar Kroacisë.
 
Por, Gjasula, i ardhur nga stoli, e përmirësoi gabimin shpejt duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 95-të.
 
Shqipëria tani ka 1 pikë, aq sa Kroacia në Grupin B, të cilit i prijnë Italia dhe Spanja me nga 3 pikë secila, të cilat takohen sonte më vonë në ndeshjen e xhiros së dytë të këtij grupi.
 
Kjo ishte përballja e parë mes Shqipërisë dhe Kroacisë në një ndeshje garuese.
 
Shqipëria, e udhëhequr nga trajneri brazilian Sylvinho, ndeshet me Spanjën më 24 qershor.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave