Atletico Madrid raportohet se ka “mposhtur” Arsenalin në garën për të transferuar Lucas Mouran nga Paris Saint-Germaini këtë verë.
24-vjeçari pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit pavarësisht se ka pasur 34 paraqitje për PSG-në në Ligue 1.
Arsenali ishte favoriti për të transferuar brazilianin sepse e sheh si zëvendësues të Alexis Sanchezit që nuk dihet a do të mbesë te “Topçinjtë”.
“Telefoot” raporton se Atletico tani është favoriti kryesor për të transferuar Mouran.