Papa: në Shkodër lumnohen dy martirë
Papa: në Shkodër lumnohen dy martirë 18.11.2024 | 03:28
Pas lutjes së Engjëllit, Françesku kujtoi lumnimin e dy martirëve, Paliq dhe Gazulli, në Shkodër, dhe të gjermanit Metzger, si dhe vendet që vuajnë nga konfliktet, nga Ukraina në Sudan, duke nënvizuar se “lufta na bën çnjerëzorë, na bën të tolerojmë krime të papranueshme”. Më pas u bashkua në lutjen për viktimat e abuzimit nga Kisha Italiane, "e domosdoshme" për të rivendosur besimin e tradhtuar.
 
Pas Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se dje, në Shkodër të Shqipërisë, në Meshën e kryesuar nga kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, u shpallën të lum dy martirë: Luigji Paliq, frat i Urdhrit të Fretërve të Vegjël dhe Gjon Gazulli, prift dioqezan. Të dy, viktima të  persekutimit fetar të shekullit të 20-të në Shqipërinë, që u mbyt në gjak të pafajshëm.
 
Edhe në Freiburg im Breisgau, kardinali Kurt Koch, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e bashkimit të të krishterëve, udhëhoqi meshën e lumnimit të një martiri tjetër, priftit Max Josef Metzger, themelues i Institutit Laik të Krishtit Mbret, "i dënuar nga nazizmi për angazhimin e tij fetar në favor të paqes”.
 
Shembulli i këtyre martirëve ngushëlloftë shumë të krishterë të cilët në kohën tonë diskriminohen për fenë e tyre.
 
Një duartrokitje për të lumtë e rinj - kërkoi Papa - e Sheshi u tund nga trokitja e duerve për Martirët që u lumnuan në Shkodër!
 
Thirrja e re e Papës për vendet në konflikt
 
Në ditën kushtuar të varfërve, Papa Françesku nuk mund të harronte "njerëzit që kërkojnë paqe", refugjatë, pa çati mbi kokë nga luftërat e shumta që përgjakin planetin. E bëri këtë pas Lutjes së Engjëllit, me listën e trishtuar të vendeve më të vuajtura, për shkak të konflikteve më të njohura:
 
Ne lutemi për paqen: në Ukrainën e martirizuar, në Palestinë, Izrael, Liban, në Myanmar, në Sudan. Lufta na bën çnjerëzorë, na bën të tolerojmë krime të papranueshme. Qeveritë duhet të dëgjojnë thirrjen e njerëzve që kërkojnë paqe.
 
Lutja e Kishës Italiane për viktimat e shpërdorimit
 
Më pas Papa bashkoi zërin me lutjen së Kishës në Itali e cila nesër, më 18 nëntor, ripropozon sërish ditën e lutjes për viktimat dhe të mbijetuarit e abuzimit:
 
Çdo abuzim është tradhti ndaj besimit, është tradhti ndaj jetës! Lutja është e domosdoshme për të ‘rifituar besimin’".
 
Së fundi, Papa Françesku kujtoi edhe të gjithë peshkatarët, me rastin e Ditës Botërore të Peshkimit, e cila do të festohet të enjten e ardhshme, më 21 nëntor, duke i kërkuar Marisë, Ylli i Detit, që t’i mbrojë peshkatarët dhe familjet e tyre./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.