Kurti tregon se çfarë ndodhi në takim me Borrell’in e Vucic’in, akuzon Lajcak për koordinim me Serbinë
Kurti tregon se çfarë ndodhi në takim me Borrell’in e Vucic’in, akuzon Lajcak për koordinim me Serbinë 18.09.2023 | 15:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për takimin e 14 shtatorit të zhvilluar në Bruksel, i cili ka akuzuar përsëri Emisarin Special të Bashkimit Europian, Mirosllav Lajcak, duke thënë se ai ka qenë i koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, shkruan Gazeta Metro.
 
Kurti duke folur për takimin e 14 shtatorit në Bruksel ku nuk prodhoj asnjë rezultat pozitiv, ka vazhduar me akuza ndaj Emisarit Special të Bashkimit Europian, Mirosllav Lajcak, duke thënë se i njëjti ishte koordinuar paraprakisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic.
Tutje Kurti ka treguar rrjedhjen e takimit bilateral dhe pastaj atë trilateral, ku ishte edhe Vucic.
 
“Ftesa e përfaqësuesit të lartë nuk kishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendit të ditës, megjithatë aty thuhej se qëllii i takimit diskutimi për planin e zbatimit të të Marrëveshjes bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë shkova në takim me një propozim konkret, në vlerësimin tim shumë konstruktiv me të cilin ne  parashikuam një zbatim të plotë marrëveshjes bazike. Propozimi  ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte që çdo nen e përcaktim i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të saj zbatues duhej të përfshihej medoemos në planin e zbatimit të sekuencuar. Gjithëpërfshirjen përkatësisht detyrimin për të zbatuar secilin nën të Marrëveshjes bazike e përcakton edhe edhe vet aneksi implimentimit i miratuar në Ohër me 18 Mars. Aty në atë aneks përcaktohet në tri klauzola specifike se çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe se palët nuk mund të shprehin opstruksione ndaj asnjë neni. Kjo është një gjë më së e zakonshme, logjike, praktikë qindravjeçare në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.Ne takimin e parë, atë bilateral që pata me Borrell dhe  lehtësuesin Lajcak, më është kërkuan që të kalojmë menjëherë në proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të Marrëveshjes Bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa një dakordim të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar”, tha Kurti.
 
“Në takimin e parë nuk arritëm tek një mirëkuptim minimal, duke qenë se qëndrimi i zotërinjve BOrrell e Lajcak, ishte që sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes duhej të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë e cila e pranonte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes de-fakto”., tha Kurti tutje.
 
“Në takimin trilateral, me pjesmarrjene edhe të presidenit të Serbisë u ekspozova para një skenari  të cilin zotëri Lajcak dukej që e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi ua prezantova një planë sekuencimi të përgatitur nga Republika e Kosovës i cili është në fakt dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë edhe pse , zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka propozuar në katër muajt e kaluar edhe dy plane të sekuencimit e të cilat janë refuzuar nga Lajcak. Presidenti i Serbisë  dhe Mirosllav Lajcak reaguan me të njëjtin mendim dhe të njëjtin shpërfillje të koordinuar, të dy thanë se ky planë është jorealist, dhe e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së negocimit të statutit të Asociacionit të komunave. Aty shtrova pyetjen se cilat cila pike e sipas tyre e këtij propozimi të sekuencimit nuk është parashikuar  në Marrëveshjen Bazike, nuk mora asnjë përgjigje për shkak  të një fakti të thjeshtë, çdo pikë e planit tim të sekuencimit të propozuar aty buronte në mënyrë eksplicite nga shkronja e secilit nënë të Marrëveshjes Bazike”, u shpreh Kurti
 
Kurti ka vazhduar me akuza ndaj Mirosllav Lajcak, duke thënë së i njëjti është koordinuar me Vucic’in.
 
“Unë nuk do të thosha se ka pasur një koordinim mes Bashkimit Europian me Serbinë, unë do të thosha që Emisari Europian Mirosllav Lajcak pasur një koordinim të tillë me presidentin e Serbisë, Vucic, sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë, dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona.”, tha Kurti.
 
Kurti ka folur edhe për masat e BE’së ndaj Kosovës, e ku po pretendon se nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen bazike.
 
“Çështja e masave dhe heqjes së tyre ka të bëjë me de-eskalimin në veri të Kosovës, nuk ka të bëjë me marrëveshjen bazike. Masat e i kemi për shkak të përpjekës për destabilizim dhe dhunës së shkaktuar në veri”, tha Kurti.
 
Kurti shtoi se në fund doli që Serbia nuk ka bërë asnjë propozim veç një dokument kushtëzues dhe se Lajcak paradoksalisht është bërë përfaqësues i Serbisë.
 
“Ne kemi besuar që kompromiset që i formulojke Lajcaku janë mes dy propozimeve të Kosovës dhe Serbisë por po del që kanë qenë vetëm deformim të propozimeve tona. Paradoksalisht Serbia e ka bërë përfaqësues Lajçakun”, tha Kurti./gazetametro.net