Shtatë këshilla për kuzhinë, të cilat do t’jua ndryshojnë jetën
Shtatë këshilla për kuzhinë, të cilat do t’jua ndryshojnë jetën 14.09.2017 | 00:00
Kuzhina është vendi më i ngrohtë familjar, ku të gjithë anëtarët e familjes bashkohen më së shpeshti, andaj kemi menduar që ju do të dëshironit disa këshilla për humbje të peshës në lidhje me kuzhinën. Kuzhina është pjesa e shtëpisë nga ku dalin gjërat më të këndshme, mirëpo nganjëherë ky vend mund të shkatërrojë vijën e trupit tuaj, sidomos nëse është i mbushur me ushqime jo të shëndetshme. Nëse i keni vënë vetes qëllim që të humbni peshë, ndiqni këshillat për humbje të peshës që i kemi renditur më poshtë.
 
1. Hani ushqime të shpejta e të shëndetshme!
 
Një nga arsyet më të mëdha që njerëzit bëjnë zgjedhje të gabuar në ushqimet e tyre është përtacia. Është shumë më e lehtë që të marrësh një gjevrek kur dëshironi të hani shpejt, sesa të uleni dhe të përgatitni një sallatë frutash. Mirëpo, gjërat e mira vijnë pas vështirësive, andaj në vend së ta hani ushqime të shpejta, shpenzoni pesë minuta për të përgatitur sallatë frutash, të cilën do ta hani në rastet kur nuk keni kohë për të përgatitur.
 
2. Riorganizojeni frigoriferin!
 
Largojini shprehitë e këqija në të ushqyer duke riorganizuar frigoriferin tuaj. Nuk është e nevojshme të zbrazni të gjitha ushqimet e vjetra, vetëm shtoni pemë e perime të prera në pjesë të vogla për të pasur më të lehtë që t’i hani sa herë që hapni frigoriferin. Mos harroni, nëse keni një kuzhinë të shëndetshme, edhe ju do të jeni më të shëndetshëm dhe më në formë.
 
3. Planifikojini ushqimet tuaja për një javë!
 
Planifikojeni ushqimin tuaj duke menduar paraprakisht se me çka do të ushqeheni, duke u përpjekur që të shmangni sa më shumë të ushqyerit jashtë shtëpisë, sepse shumicën e rasteve kjo nënkupton konsumim të yndyrës së tepërt, pasi që ju nuk e dini se çka përmban ushqimi juaj nëse nuk jeni vetë kuzhinier.
 
4. Largojeni ushqimin e mbetur menjëherë pasi të keni ngrënë!
 
Pasi që ju dhe pjesa tjetër e familjes të keni përfunduar ushqimin, largoni pjesën e mbetur të tij menjëherë, pasi që në shumicën e rasteve njerëzit kthehen për të ngrënë përsëri për shkak të shprehisë së krijuar e shumë rrallë për shkak të urisë.
 
5. Hani në pjata më të vogla!
 
Largoni pjatat e mëdha të darkës dhe hani në pjata të sallatave. Porcioni i mjaftueshëm për një njeri është ai i pjatës së sallatës. Një rutinë e tillë shmang të ushqyerit e tepërt dhe ju mban më të shëndoshë.
 
6. Le të jetë sallata ushqimi juaj kryesor!
 
Njëra nga zgjidhjet më të mira për të humbur peshë është konsumimi i shumtë i sallatës, pasi që sallata largon urinë duke përmbushur nevojat ushqyese të njeriut. Kur të përfundoni pjatën e parë me sallatë, mund të kërkoni edhe një tjetër, pasi që nuk i shkakton dëm organizmit tuaj.
 
7. Mbushni frigoriferin me ushqime të gjelbra!
 
Nëse e mbushni frigoriferin tuaj me spinaq, brokoli dhe me ushqime të tjera të gjelbra, atëherë ju keni filluar të humbni peshë. Të ushqyerit e tillë ndihmon në përmirësimin e sistemit të imunitetit dhe përmirëson tretjen.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave