Një supë krem me qumësht ‘Lufra”dhe perime është propozimi ynë për sot! Mësoni si ta përgatisni me anë të recetës së mëposhtme.
Përbërësit:
800 ml qumësht (qumësht “Lufra”)
250 gr kërpudha
2 karotë
150 gr bizele
2 kokrra patate
1 kokërr qepë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle miell
pak kripë
pak piper
Përgatitja:
1.Në një tenxhere me madhësi mesatare shtojmë qepën e grirë imët, karotat dhe patatet e prerë kubikë dhe i lëmë të skuqen rreth 5 minuta.
2.Më pas i shtojmë bizelet, një lugë gjelle me miell dhe i trazojmë mirë.
3.I shtojmë qumështin “Lufra”, kripë, piper dhe i trazojmë mirë përsëri. I lëmë rreth 20 minuta dhe pasi të jetë gati me anë të një blenderi dore, rrahim mirë masën e përgatitur në mënyrë që ta bëjmë supën kremoze.
4.E shërbejmë supën të ngrohtë dhe sipër mund ti shtoni pak majdanoz të freskët! Supa me qumësht është gati!