Çorbë e shijshme me kungullesha: Freskuese, e lehtë për gatim!
Çorbë e shijshme me kungullesha: Freskuese, e lehtë për gatim! 02.08.2018 | 09:40
Freskuese dhe shumë e shëndetshme!
 
Ju nevojiten:
 
– 2 kungullesha të vogla,
– 2 karota,
– 2 patate,
– 1 qepë e madhe,
– 2 lugë të vogla erëza,
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar,
– 1 lugë miell,
– pak kopër,
– vaj për fërgim.
 
Përgatitja:
 
Në vaj dhe në pak ujë fërgoni qepën e grirë imët. Karotat dhe patatet pritni në kube dhe shtoni në qepë. Qitni erëza të thata dhe të gjithave qitni ujë derisa të fundosen.
 
Qëroni kungulleshat dhe pritni në kube dhe shtoni në perime kur të jenë gjysmë të ziera. Shtoni specin e bluar të kuq dhe përzieni.
 
Zieni derisa kungulleshat të zbuten dhe shtoni një lugë miell të përzier në pak ujë.
 
Qitni ujë të nxehtë dhe, varësisht nga dendësia të cilën e dëshironi, shtoni kopër dhe zieni edhe rreth 5 minuta.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave