Një ushqim fast-food mund të përgatitet dhe në shtëpi, madje më shëndetshëm dhe më shijshëm. Ndaj ne ju sugjerojmë të merrni vetëm pak minuta për të shijuar më të mirën…
Përbërësit:
2 simite
1/2 spec i kuq
3 feta mortadelë
1 kërpudha
50 ml vaj
20 ml qumësht
20 gr djathë Grana Padano
Përgatitja:
1.Dy simitet i hapim në mes.
2.Në një tigan kavardisim specat, mortadelën, kërpudhën, shtojmë pak qumësht, djathë Grana Padano dhe pak kripë.
3.Rrahim 2 të bardha vezësh së bashku me një të verdhë.
4.Mbushim simitet me përzierjen që përgatitëm dhe shtojmë një lugë nga vezët e rrahura, pak djathë dhe i fusim në furrë në 150 gradë Celsius për 15 minuta.