Makarona në tavë me Djathë dhe Proshutë
Makarona në tavë me Djathë dhe Proshutë 12.09.2017 | 12:00
Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë, së bashku me proshutën “Fix”, janë një alternativë e mençur për tu gatuar sot nga ju.
 
Përbërësit:
 
350 gr proshutë (Fix)
200 ml pana
400 gr taliatele
100 gr djathë Grana Padano
50 gr gjalpë
kripë
piper
150 gr djathë Mocarela
 
Përgatitja:
 
1.Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë pak kripë, 1 lugë vaj ulliri dhe Taliatelet. Pasi të jenë zierë, i vendosim makaronat në një tavë të pastër. I hedhim panën, djathin,gjalpin dhe djathin e prerë Mocarela.
2.Marrim një tavë dhe anash por edhe në mes, vendosim fetat e proshutës “Fix”. Sipër i shtojmë makaronat që përgatitëm dhe i mbulojmë me fetat e proshutës.
3.E vendosim tavën në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jenë gati, i heqim nga furra dhe sipër u shtojmë djathin Grana Padano, chives të grirë dhe pak borzilok. Pjata është gati për tu shijuar!
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave