Këta katrorë të butë, kanë për bazë brumë me gjalpë të pakripë, teksa karamelja tyre është e njelmët.
Për brumë:
▪ 125 gram miell
▪ 125 gram gjalpë e pakripë, e zbutur dhe e copëtuar
▪ 50 gram sheqer për ngrirje
Për karamelen:
▪ 125 gram sheqer të lëngët
▪ 75 gram shurup të artë
▪ 250 mililitra krem të rrahur
▪ gjysmë luge çaji sheqer vanilje
▪ 75 gram gjalpë pa kripë
▪ pak krip deti
▪ 25 gram çokollatë të zezë, e prerë mirë
Për mbështjellje:
▪ 125 gram çokollatë të zezë, së paku 70 për qind kakao të pastër, e prerë mirë
▪ 50 gram çokollatë e bardhë, e prerë mirë
Përgatitja
Lëshoni të nxehet furra në 180 gradë, pastaj filloni të përgatisni brumin.
Përzieni në një enë, miellin me gjalpin e shkrirë, derisa masa të bëhet e njëjtë. Shtojani kripën dhe sheqerin për ngrirje dhe vazhdoni ta përzini, derisa të mos mbeten dromca.
Këtë masë, vendoseni në tepsinë e lyer me pak vaj dhe lëreni të piqet për 20 minuta, apo derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e kafe. Nxirreni dhe lëreni të ftohet. Në ndërkohë, përgatitni kremin për sipërfaqen e lartë.
Në një tigan të thellë, vendos kremin e rrahur dhe sheqerin e lëngët. Përzini ngadalë, në temperaturë jo fortë të lartë.
Kur masa fillon të bëhet homogjene, shtojani edhe gjalpin e shkrirë, si dhe përbërësit tjerë, që janë paraparë për karamelen. Këtë masë të nxehtë, shtojani brumit dhe lëreni të ftohet në tërësi.
Pasi të keni prerë në katrorë, nxirreni nga tepsia. Çokollatën e shkrirë, vejani sipër katrorëve dhe lëreni të ftohet.
Shkrini çokollatën e bardhë pasi sipërfaqja të forcohet, dhe vejani sipër në vijëza të parregullta.
E, tash shijoni galetat e ëmbla dhe kërcitëse. /Telegrafi/