Hotel “Burgu”!
Hotel “Burgu”! 20.05.2024 | 03:46
Nga: Kimete Berisha
 
1. Me bluzë të Havajit, lule më lule, në gjykatore Enver S. dukej si një bahçe e vaditur që po përgatitet të dal në plazh...! Asnjë thinjë të vetme në kokë, që tregon për kushtet e mira që i ka gëzuar në Hotel.
 
- Dhe iku...Këtë qëllim e ka i burgosuri - të ikë nga burgu.
 
- Kur ka ikur nga arresti shtëpiak, ka qenë duke e ruajtur polici.
 
E ka 'ruajtur' dhe ka ikur, paramendoje sikur mos ta 'ruante' polici çfarë do të ndodhte, Enveri do të fluturonte.
 
- Nëse do të hapte tunele me thonjë e do e të ikte nga burgu si nëpër filma, hajde de, ama ikja e të burgosurit nga shtëpia e tij ka qenë e organizuar nga Drejtësia, i pari organizator është ai që ka vendosur që të dënuarin me 25 vjet burg, ta çojë në arrest shtëpiak.
 
- Avokatja e tij e di se 'klienti' i saj është 'i pafajshëm', por nuk e di ku është tash 'bartësi i pafajësisë'.
 
2. Në emër të prokurorisë, portalet shkruanin se si Naim M. e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij. Prokuroria nuk i ka mohuar lajmet.
Pastaj, fajtorin e mësoi 'dikush' që të 'ndjehet i pafajshëm' dhe kështu kaluan gjashtë muaj dhe u 'harrua' fajtori....
 
- Harresa i fshin provat, paraja i blen dëshmitë, pafajësia blihet me pare....!
 
3. Drejtësia e Kosovës është e kapur, e shitur, e blerë, është në duart e krimit të organizuar dhe mafisë, si dhe është e mjerë.
 
4. Sinan Vllasaliu, i akuzuar për shmangie nga tatimi, nuk e kuptonte pyetjen e gjykatëses, e cila i bërtiste e i thoshte Sinanit 'shqip po flas'.
 
Domethënë, qe, kush ndan drejtësi në Kosovë...
 
një e mjerë dhe e pakrehur që as nuk di të komunikoj si qytetare e lëre si profesioniste...
 
- Kur para kamerave përhënët ashtu, paramendoje qysh sillet ajo kur fikën dritat.
 
5. Dëshmitë e Astrit Deharit janë zhdukur. Domethënë, kushdo që i vjedh dhe i kthen dëshmitë e 'redaktuara' e ka hallin e madh që ose ta fsheh 'vrasjen' ose ta fsheh 'vetëvrasjen'.
 
Dhe, askush nuk jep përgjegjësi.
 
As ai që i ruan dëshmitë, as ai që e ka çelësin, as ai që i monitoron kamerat, as drejtori, as ministresha...
 
që do të thotë se kur s'ka fajtor dhe kur institucioni nuk e kërkon fajtorin, vjedhja e dëshmive është e organizuar nga institucioni...!
 
6. Nuk është Serbia armiku më i madh i Kosovës, Sistemi i Drejtësisë është varri i madh i Kosovës.
 
- Kosova po vritet nga 'Drejtësia'!
 
7. Albulena Haxhiu ka dështuar.
 
Mandatin e harxhoi duke treguar se si Kosova nuk ka Drejtësi.
 
S'ka faj se nuk e pyet kush...!
 
P.S. Nga sot u ngjallën kërcënimet ndaj meje.
 
Atij që sot më ka bërë yrysh, i them
 
- 'Më vrit menjëherë e mos u turr kot sepse në luftë kam qenë mburojë e gjallë, para pushkatimit!
 
Dhe, normal, i them: Shko në rrs!/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave