Pushofsh në paqe prof. Zef Chiaramonte
Pushofsh në paqe prof. Zef Chiaramonte 12.02.2024 | 12:00
Ndërroi jetë dje (11 shkurt 2024) një nga personalitetet më të shquara të kulturës arbëreshe, prof. Giuseppe (Zef) Chiaramonte. Dha një kontribut të madh në ruajtjen e pasurisë kulturore, historike, gjuhësore dhe kishtare të arbëreshëve. Shkroi disa libra, gjithnjë me synimin për të mbrojtur e përhapur kulturën arbëreshe. Përmendim “Noi veniamo dall’Albania (Ne vijmë nga Shqipëria)”; “La Terra di Costantino (Toka e Kostandinit)”; vëllimi me poezi “Vulë uji”.
 
Njihej si kultivues i albanologjisë
 
Ndërroi jetë dje (11 shkurt 2024) një nga personalitetet më të shquara të kulturës arbëreshe, prof. Giuseppe (Zef) Chiaramonte. Programi shqip i Radio Vatikanit, me të cilin ka bashkëpunuar disa herë, duke dhënë intervista e informacione të vyera për çështje, që kanë të bëjnë sidomos me botën arbëreshe, u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe merr pjesë me lutje në dhimbjen e tyre.
 
Prof. Zef Chiaramonte, që ka dhënë një kontribut të madh në ruajtjen e pasurisë kulturore, historike, gjuhësore dhe kishtare të arbëreshëve, u lind më 29 korrik 1946 në Santa Cristina Gela, Sicili. Ka qenë mësues i shkollës së mesme e më pas, drejtor biblioteke në Palermo. Gjatë gjithë jetës së tij, studoi me pasion kulturën e Evropës Lindore, sidomos atë të Ballkanit, duke ndjekur edhe kurse në universitetet e Selanikut dhe të Prishtinës.
 
Po studoi edhe filozofi e teologji në universitetet papnore të Romës, pastaj, historinë e Evropës Lindore, filologjinë bizantine, arkeologjinë kristiane, artin bizantin…Në Romë u njoh dhe frekuentoi, së bashku me shumë studentë tjetër të ri arbëreshë, Prof. Ernest Koliqin, At Zef Valentinin, nga të cilët u frymëzua edhe me shumë për botën shqiptare, me të cilën qe lidhur gjatë gjithë jetës. Në idealin arbëror e shpirtëror, vend të veçantë në jetën e Zefit pati Kisha Arbëreshe e ritit bizantin, e cila ruajti e kultivoi përherë identitetin, gjuhën dhe traditat e arbëreshëve në Itali e jo vetëm.
 
Kureshtar për çdo gjë, që kishte të bënte me gjuhën e të parëve, merrte pjesë çdo vit në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare të Universitetit të Prishtinës. Në kryeqytetin e Kosovës njohu personalitete si prof. Anton Çeta, Prof. Ymer Jaka, prof. Ibrahim Rugova etj, me të cilën pati marrëdhënie vëllazërore e  kulturore. Për vite me radhë, mbajti leksione falas të gjuhës arbërishte në shkollat publike në Sicili e në bibliotekën, që drejtonte. Ndihmoi sa mundi, sidomos duke bërë përkthime e duke i shoqëruar në hapat e para, shqiptarët e dyndur në Itali, pas rënies së komunizmit, por edhe refugjatët kosovarë të luftës së mëvonshme, strehuar në kampin e Comiso-s, gjithnjë në Sicili. Deri në vitin 2002 ka qenë sekretar i Komitetit italian Pro Kosova, si edhe përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare në Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve mbi Mitin.
 
Ka bërë studime pa fund e ka shkruar disa libra, gjithnjë me synimin për të mbrojtur e përhapur kulturën arbëreshe. Përmendim “Noi veniamo dall’Albania (Ne vijmë nga Shqipëria)”, tekst dygjuhësh për fëmijë; “La Terra di Costantino (Toka e Kostandinit)”, ku, nga burime dokumentare, reflekton mbi praninë e bizantinëve, të arabëve, normanëve e shqiptarëve në Santa Cristina Gela; më 2015, pa dritën e botimit vëllimi me poezi “Vulë uji”, edhe ai dygjuhësh. U njoh nga Fakulteti i Letërsisë së Universitetit të Palermos si kultivues i albanologjisë, por ai fliste disa gjuhë, si latinishten, greqishten e vjetër, natyrisht, italishten dhe arbërishten, si edhe shqipen standarde e dialektet e shqipes, frëngjishten, greqishten e re dhe serbishten.
 
Të gjitha gjuhë, që i shërbyen në studimet e tij për ta vënë në pah e për ta ruajtur arbërishten e shqipen, për të cilat u thoshte gjithnjë bashkëatdhetarëve me të njëjtën origjinë ta mësonin e ta kultivonin, pa e harruar dheun mëmë. Prof. Zef Chiaramonte mbetet një studiues erudit, me përmasa ndërkombëtare, siç e ka quajtur dikush (shih “Zjarri arbëror i pashuar” (2021) i Bexhet Asanit). Duke e përshëndetur me fjalët 'të qoftë dheu i lehtë'! 'I përjetshëm qoftë kujtimi yt, o i lumturi dhe i përkujtuari vëllai ynë'!
 
Ne të programit shqip të Radio Vatikanit ju ftojmë të dëgjoni edhe një herë zërin e tij, në njërën nga intervistat e shumta, që na ka dhënë më 16 tetor 1999 me rastin e Simpoziumit të krishterimit ndër shqiptar, mbajtur në Tiranë./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave