U botua libri i meshtarit dom Pal Tujan ' Qenësia e Martirizimit. Martirët: gjaku i tyre misioni ynë'. Që në fillim të krishterimit, martirizimi s’ka qenë një fakt episodik, por realitet jetësor i Kishës. Të krishterët e parë kanë qenë të bindur se përmes pagëzimit, janë bërë gjymtyrë të Krishtit, dhe kështu e imitonin Jezu Krishtin jo vetëm shpirtërisht, por edhe atëherë kur, sipas rrethanave historike, kërkohej dëshmimi me vuajtje e madje edhe deri me vdekje me martirizim.
Doli libri 'Qenësia e Martirizimit. Martirët: gjaku i tyre misioni ynë', përgatitur nga meshtari dom Pal Tujan, i dioqezës Prizren-Prishtinë, botuar në Tiranë nga Biblioteka Jeta shpirtërore e Radio Marisë në Shqipëri. Një ekskursus që flet mbi domethënien që ka MARTIRIZIMI sipas fesë së krishterë, nga etimologjia e fjales, tek martirizimi sipas Biblës, në mënyrë të veçantë sipas Besëlidhjes së Re. Një vështrim mbi 'martirizimin' e parë dhe dëshminë e të krishterëve gjatë historisë, që shekujt e parë e deri në kohën tonë, të cilët e dhuruan jetën duke rrëfyer fenë, me martizim , në Jezu Krishtin - Zot e Shpëtimtar.
Që në fillim të krishterimit, shruan mes tjerash autori, martirizimi s’ka qenë një fakt episodik, por realitet jetësor i Kishës. Të krishterët e parë kanë qenë të bindur se përmes pagëzimit, janë bërë gjymtyrë të Krishtit, dhe kështu e imitonin Jezu Krishtin jo vetëm shpirtërisht, por edhe atëherë kur, sipas rrethanave historike, kërkohej dëshmimi me vuajtje e madje edhe deri me vdekje me martirizim. Libri ndalet te domethënia teologjike e martirit dhe martirizimit që Kisha përcjellë nga Kryet dhe Bariu i saj, Jezu Krishti e deri tek çdo i pagëzuar. Kjo është thirrja universale e dëshmisë dhe e shenjtërisë për të gjithë të pagëzuarit, po të ndjekim paraqitjen e kësaj vepra 'Qenësia e Martirizimit. Martirët: gjaku i tyre misioni ynë' nga françeskani At Ndue Kajtazi, nga kuvendi françeskan i Gjakovës. Ta dëgjojmë:
Kur flasim për martirët, menjëherë mendja na shkon të shenjtërit, të cilët në mënyrë shpirtërore, poetike dhe metafizike janë të pajisur me fe të gjallë dhe vepruese, por edhe me dije e kulturë të madhe. Pra, janë njerëz të dijes, që në vete ngërthejnë një mori vlerash, qoftë ato të kulturës, qoftë të folklorit, 1 Shih M. Sussini, I martiri di Tiberhine, il dono che prende corpo, EDB, Bologna, 2005, f. 133. 8 arteve, filozofisë, historisë, arkitekturës, alfabetit. Janë njerëz të cilët krijuan ligje, formuan shtete, por mbi të gjitha e çuan aq larg Ungjillin e Jezu Krishtit sa që e vulosen me gjakun e dëshmisë, duke e flijuar jetën për Jezu Krishtin, Ungjillin, Kishën dhe për lirinë e popujve.
Përtej çdo analize historike, sociologjike e politike, pa të cilat nuk mund ta rendisim këtë trajtesë studimore. Pikësëpari kjo kategori njerëzish dëshmojnë dhe zbulojnë shpirtin e fesë së tyre, e cila për ne është një nevojë dhe detyrë, por edhe model i të jetuarit sipas normave të përshpirtërisë.
Përgjatë kësaj trajtese nuk dëshirojmë t’i braktisim po as t’i anashkalojmë përvojat e tyre të fesë, kontributin e tyre shpirtëror dhe kulturor që t’i mbulojnë pluhuri dhe harresa. Dëshmia e tyre duhet të inkulturohet në ungjillëzim edhe pas dekadave të martirizimit të tyre. Pra, dëshmia e tyre kërkohet të integrohet në jetën pastorale të ungjillëzimit, për t’i bërë përvojë të dukshme për Kishën tonë.
Nuk dëshirojmë të lexojmë jetën e tyre vetëm në aspektin e ngjarjeve si një fatkeqësi historike, apo një dramë të një epoke duke e lënë anash apo duke mos e shfaqur fare pjesën më të rëndësishme që është feja, sepse këta martirë ishin të shuguruar meshtarë, dhe të kushtuar në jetë rregulltarë; laikë që rrezatonin me dëshminë dhe virtytet e tyre në shoqëri përmes humanizmit të krishterë. 9
Martirizimi është pjesë përbërëse e jetës dhe e historisë në kohën kur jetuan dhe vepruan kjo elitë shpirtërore njerëzish dhe nga ky realitet i prekshëm, konkret nuk mund t’i zhveshim nga ajo, sepse kanë datën dhe vitin e lindjes dhe të vdekjes, prandaj i takojnë edhe historisë, edhe realitetit objektiv. Kisha shqiptare po të mos e kishte filluar procesin e kanonizimit, shumë struktura do ishin ndarë të kënaqura për t’i lënë në harresë si një lloj krimi e indiference kolektive, ku kemi qenë të gjithë të përfshirë, dhe, në një mënyrë të gjithë kemi qenë akuzues – dhe të akuzuar; torturues dhe të torturuar. Si rezultat i gjithë kësaj krimi do mbetej jetimi i pa adresë dhe i pa ndëshkuar, të mbetet pa emër, e dihet se krim jetim, sipas përvojës njerëzore, nuk ekziston sepse shkaku dhe pasoja janë pjesë e pa ndarë e kësaj bote. Kjo mënyrë e të jetuarit dhe e të vepruarit do na dërgonte drejt një rruge të mjegulluar ku do të solidarizoheshim me të keqen për të mos thënë do të bëheshim bashkëpjesëmarrës të saj.
Pra, martirët janë pasqyra më e pastër ku duhet të shohim vetveten, të kaluarën dhe të ardhmen si dhe historinë që duam ta ndërtojmë. Për ketë botim të librit, dua të falënderoj Radio Marinë në Shqipëri, ku pjesërisht e kam shtjelluar këtë temë mbi martirët, aq të dashur për Kishën tonë. Në këtë botim po paraqesim një punë më të 10 zgjeruar, nga e cila, shpresoj, qe lexuesi të nxjerrë atë nektar të nevojshëm shpirtëror nga dëshmia e martireve./Radio Vatikani