Dom Marjan Topalli: simpoziumi mbi meshtarinë na kujton misionin qё kemi pёr të kumtuar Ungjillin, jo idetë tona
Dom Marjan Topalli: simpoziumi mbi meshtarinë na kujton misionin qё kemi pёr të kumtuar Ungjillin, jo idetë tona 21.02.2022 | 00:00
Dom Marjan Topalli flet pёr simpoziumin kushtuar meshtarinё qё sapo u mbajt nё Vatikan si dhe mbi misioin e meshtarit në realitetin e sotem shoqëror, e në mënyrë të veçantë, tek detyra e tij për t’u mësuar besimtarëve të vërtetat e fesë.
 
Tё shtunën e kaluar përfunduan punimet e Simpoziumin mbi meshtarinë, që u mbajt nga 16 deri më 19 shkurt në Sallën Pali VI, në Vatikan, mbi temёn “Pёr një Teologji themelore të meshtarisë", organizuar nga Kardinali Marc Ouellet, Prefekt i Kongregatёs sё Selisё sё Shenjtё për Ipeshkvijtё.
 
Gjatё kёtij simpoziumi, mёse 500 pjesëmarrës, kardinaj, ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e studiues nga Kishat e mbarё botёs si dhe nga Kishat e trevave shqiptare, diskutuan mbi pyetje dhe shqyrtuan çёshtje të shumta rreth meshtarisë në Kishën e sotme, duke përfshirë thirrjet e shenjta, ndërveprimet me laikët, celibatin dhe marrëdhëniet ndёrmjet meshtarisë themelore të të pagëzuarve (d.m.th. e të gjithë besimtarëve ) dhe meshtarisë shërbyese a ministeriale (tё tё atyre që kanë marrë sakramentin e shugurimit meshtarak).
 
Nё hapjen e punimeve tё kёtij simpoziumi Papa Françesku nuk mbajti njё “fjalime pa fund” e as nuk shtjelloi ndonjё teori se “si duhet të jetë” teologjia e meshtarisë, por foli pёr “katër afërsi” qё duhet tё karakterizojnё jetёn e meshtarit, afërsia  me Zotin, me ipeshkvin, me meshtarët e tjerë dhe me popullin e Zotit. Sipas Papës Françesku, këto janë shtyllat, që e ndihmojnë meshtarin t’i jetojë kushtet dhe premtimet, që ka bërë në çastin e shugurimit. Afërsia me Zotin, me ipeshkvin, me meshtarët e tjerë dhe me popullin: këto janë katër qëndrime, që e brumosin figurën e meshtarit.
 
Nё simpozium morёn pjesё edhe Vikari i Pёrgjithshёm i dioqezës sё Sapёs, dom Robert Kola, Rektori i Seminari ndёrdioqezan “Zoja Kёshillit Mirё” nё Shkodёr, don Leonardo Falco dhe zёvendёs-famullitari i Kishёs Katedrale Shёn Nёnё Tereza nё Prishtinё, dom Marjan Topalli./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave