Kosova kujtoi figurën e jashtëzakonshme tё Shenjtës Nënё Terezë. Para shtatores sё Nёnё Terezё, nё Prishtinës, autoritetet e larta tё vendit e nderuan veprën e saj me fjalё tё zgjedhura. “Sot përkujtojmë me shumë krenari gjithё veprën e Nënës tonё Terezё, gjithё misionin e saj dhe shembullin qё dha pёr gjeneratat qё vijnë duke treguar se janё, dashuria, respekti dhe ndihma ndaj të tjerëve qё duhet gjithnjë tё jenё dritë udhërrëfyese nё punёn tonё të përditshme”, tha Presidentja Vjosa Osmani.
Kosova kujtoi dhe kremtoi figurën e jashtëzakonshme tё Shenjtës Nënё Terezë me Meshë solemne dhe programe tё larmishme si ‘’Ditёt e Shёn Nёnё Terezës’’ nga 26 gushti, ditëlindja saj, e deri mё 5 shtator, dita e festёs kishtare dhe përvjetori i kalimit tё saj nё amshim. 5 shtatori shënoi nё ditën kulmore tё aktiviteteve kremtore, me pjesëmarrjen e krerёve institucional tё Kosovës, Presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, qё u përkulen para shtatores sё tё madhes Nёnё Terezё, nё qendër tё Prishtinës, dhe nderuan veprën e saj me fjalё tё zgjedhura. “Sot përkujtojmë me shumë krenari gjithё veprën e Nënës tonё Terezё, gjithё misionin e saj dhe shembullin qё dha pёr gjeneratat qё vijnё duke treguar se janё, dashuria, respekti dhe ndihma ndaj të tjerëve qё duhet gjithnjë tё jenё dritë udhërrëfyese nё punёn tonё të përditshme”, tha mes tjerash Presidentja e Kosovёs Vjosa Osmani. Qeveria e Prishtinës e shpalli 5 shtatorin Ditë të Humanizmit në Kosovë.
Mё shumё nga Prishtina njoftimi i Rabie Ibrajt
Ne Kosove me aktivitete te ndryshme u kremtuan ‘’Ditet e Shen Nene Terezes’’ filluar nga 26 gushti me ditelindjen e saj. E, me 5 shtator ne diten kulmore, kreret institucional te Kosoves, kryeparlamentari, presidentja dhe kryeministri, u perkulen para shtatores se Nene Terezes ne qender te Prishtines dhe nderuan vepren e saj me fjale te zgjedhura: “Sot përkujtojme me shume krenari gjithe vepren e Nenes tone Tereze, gjithe misionin e saj dhe shembullin qe dha per gjeneratat qe vijne duke treguar se jane, dashuria, respekti dhe ndihma ndaj të tjereve qe duhet gjithnje te jene drite udherrefyese ne punen tone te përditshme, tha presidentja Vjosa Osmani. Ndersa Qeveria, 5 Shtatorin e shpalli Dite te Humanizmit ne Kosove.
Nderkaq, Kisha Katolike, pas 9 diteshit me lutje, urate, meditime ne prani te relikes se Nene Terezes, qe ruan piken e gjakut te saj, me te cilen krenohemi qe e kemi dhurate, kremtimin qendror e mbajti ne Kishen Katedrale te kryeqytetit kushtuar Shenjtores Nene Tereze me Meshen solemne.
Atmosfere e jashtezakonshme, me nje pjesemarrje masive dhe kenge adekuate liturgjike nga kori i katedrales.
Ne Meshen solemne ne Kishen Katedrale ne Prishtine moren pjese afro 30 meshtare e 4 ipeshkvinj, imzot Gjergj Meta nga Shqiperia, imzot Rrok Gjonlleshaj, nga Tivari - Mali Zi, imzot Zef Gashi dhe imzot Dode Gjergji, ipeshkev i Diocezes Prizren Prishtine, i cili fillimisht i pershendeti autoritetet civile, diplomatike, fetare dhe te gjithe te pranishmit ne kete meshe shenjte. Ndersa fjalen predikuese ia besoi imzot Zef Gashit ipeshkev ne pension per arsye se ai ishte delegat ne Seline e Shenjte per 100 vjetorin e lindjes se Nene Terezes.
‘’Sot me rastin e shpalljes se Nene Terezes Shenjte 6 vjet me pare, 25 vjetorit te kalimit te saj ne amshim dhe 5 vjetorit te shugurimit te kesaj katedraleje, me lejoni t’iu perkujtoi se e gjithe jeta e vepra e Nene Terezes ishte deshmi e gezimit qe buron nga dashuria. Nga dashuria e madheshtise e dinjitetit te cdo njeriut, e vleres, e gjerave te vogla te bera me besnikeri e dashuri te madhe, sidomos e vleres se pakrahasueshme te lidhjes se saj me Krishtin Zot, burimin e te gjitha te mirave hyjnore’’tha fillimisht, imzot Zef Gashi
Ai vleresoi se Shen Nene Tereza ishte dhurate e Zotit per te varferite nder me te varfer te botes. “ Ne kuader te ketyre tri datave te rendesishme qe i permenda, per ne shqiptaret, figura ose portreti shpirterore i Nenes tone Tereze shkelqen me rrezatimin, ngrohtesine e admirimin tone per te. E, me dashurine e pakufishme per te varferit nder me te varfer ne bote, Nene Tereza eshte dhurata me e vyer qe kombi yne ia fali njerezimit dhe mbeti ne kujtesen universale’’ theksoi imzot Zef Gashi ne nje predikim prej afro 20 minutash, ne te cilin pasqyroi jeten dhe vepren e Shen Nene Terezes dhe perkushtimin e saj ndaj Krishtit Zot, kombit te vet, e poashtu edhe madheshtine e saj para figurave boterore e vleresimin per te, deri te cmimi Nobel per Paqe.
Pas Meshes, kremtimi i 5 Shtatorit vazhdoi ne qendren ‘’BogdaniPolis’’ te dioqezes Prizren-Prishtine me hapjen e ekspozites me titull: ’’ E kam ne zemer popullin tem shqiptare’’ me foto unike te Nene Terezes ne takime e intervista me personalitete te ndryshme, te realizuar nga Instituti i Trashegimise Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve ne Shkup ne bashkepunim me revisten “Drita”. Ditet e te Shenjtes tone Nene Tereze u permbyllen po ne qendren ‘’BogdaniPolis’’me nje koncert te madheshtore te Filharmonise se Kosoves, filluar me ‘’Valsin Hyjnor – Himnin per Nene Terezen./Radio Vatikani