Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinës organizon “Ditёt e Shenjtës Nёnё Terezё” nga data 26 gusht, ditëlindja e Ganxhe Bojaxhiut e deri mё 5 shtator, dita e festës sё saj liturgjike qё përkon edhe me kalimin e Nёnё Terezёs nё amshim. “Duam t’i përngjajmë asaj nё thjeshtësi, nё dashuri, nё sakrificë, në punë të vogla bёrё me dashuri të madhem siç thoshte Nёnё Tereza, kujtoi ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodё Gjergji gjatё një akademie përkujtimore organizuar nё Kurien dioqezane nё Prishtinё. Ndërkohë, nё komunitetet kishtare tё vendit filloi Nëntëditëshi kushtuar Shenjtës Nënë Terezë, si përgatitjet shpirtërore për festën e saj liturgjike tё cilёn Kisha katolike Universale e kremton mё 5 shtator.
Kisha dioqezane e Prizren-Prishtinës organizon “Ditёt e Shenjtës Nёnё Terezё” nga data 26 gusht, ditëlindja e Ganxhe Bojaxhiut e deri mё 5 shtator, dita e festës sё saj liturgjike qё përkon edhe me kalimin e Nёnё Terezёs nё amshim. “Duam t’i përngjajmë asaj nё thjeshtësi, nё dashuri, nё sakrificë, në punë të vogla bёrё me dashuri të madhem siç thoshte Nёnё Tereza, kujtoi ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodё Gjergji gjatё një akademie përkujtimore organizuar nё Kurien dioqezane nё Prishtinё. Ndërkohë, nё komunitetet kishtare tё vendit filloi Nëntëditëshi kushtuar Shenjtës Nënë Terezë, si përgatitjet shpirtërore për festën e saj liturgjike tё cilёn Kisha katolike Universale e kremton mё 5 shtator, po mё hollësisht nga Prishtina tё ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt:
Kosova, mё 26 gusht filloi kremtimet “Ditët e Shёn Nёnё Terezë” nё ditëlindjen e saj tё 112 dhe do tё përfundojnë mё 5 shtator kur do tё shënohet 25 vjetori i kalimit tё shenjtës tonё nё amshim. Gjate këtyre ditëve do tё këtë shume aktivitete anё e mbanё Kosovës.
Dioqeza Prizren-Prishtinë, pikërisht mё 26 gusht, nё ditëlindjen e Nёnё Terezёs, nё Kishën katedrale me emrin e saj, nё kryeqytetin e Kosovës, organizoi akademi solemne, e cila u mbajte ne qendrën ‘Bogdanipolis” me pjesëmarrje tё gjer tё qytetarëve, tё perfaqesuesve tё jetës politike, shoqërore, kulturore e fetare, nё mesin e te cilëve pati edhe përfaqësues tё Bashkësisë Islame tё Kosovës.
Me moton “Une kam ne zemer popullin tem shqiptar”, thënie e vet Nënë Terezës dhe me himnin e saj, filloi atmosfera solemne, ku tё pranishmit fillimisht i përshëndeti, ipeshkvi imzot Dodё Gjergji duke u ndalur me pas tek shembulli i Nene Terezes: “Ne gjithmonë duam t’i përngjajmë asaj në thjeshtësi, në dashuri, në sakrificë, e në punë të vogla por me dashuri të madhe siç thoshte ajo, Nënë Tereza e shtonte fjalët e Jezusit, “kam etje”.
Prandaj dua tё ju them se edhe populli ynë ka etje për dashuri, por edhe si vend kemi nevoje për dashuri e cila është zhdukur disi për njeri tjetrin, kemi nevoje për dashuri edhe me te madhe ne familjet tona. Me këtë rast, ju ftoj te gjithë ju qe ta shuajmë këtë etje dhe te mbushemi me dashuri për njeri tjetrin” porositi shkëlqesia e tij, imzot Dodë Gjergji.
Ne vazhdim u be promovimi i librit në anglisht i dom Lush Gjergjit: ‘’E kam ne zemër popullin tem shqiptar’’, për të cilin foli gjerësisht përkthyesi i librit, Avni Spahiu. “Kombi ynë dha te paktën një shenjtore ne historinë e vet dhe Nënën Tereze te vetmen ne shekullin e 20-tё, e cila qëndron ne mesin e këtyre njerëzve te përzgjedhur. Është shenjtëri qe i shton virtyt kombit tone dhe ngre krenarinë e tij mbi kombet tjerë’’ vlerësoi Spahiu.
Ai tutje tha se ky libër i dom Lush Gjergjit, biografit më të madh shqiptar të Nënë Terezës, vë nё pah kontaktet e shenjtës tonё me shqiptarët nё Kosovë, Shqipëri e Maqedoni si dhe me shqiptarёt nё Amerikё. Vëmendje tërheqin vizitat e saj në Kosovë më 1970, 78, 80 e 82, ku Nënë Tereza vizitoi disa qendra në Kosovë e në Shkup. “Nga të gjitha këto takime, lexuesi mund të preket nga një ndjenje e thellë humanizmi e bamirësie dhe s’ka si të jetë ndryshe, pasi Nënë Tereza ishte një rreze shprese për njerëzit e varfër e të pafuqishëm gjithandej globit’’ theksoi Spahiu.
Fjale rasti mbajti edhe imzot Lush Gjergji duke u ndalur te ato qё ka parë, dëgjuar dhe përjetuar nga Nënë Tereza, që nga viti 1969. “Për mua Nënë Tereza është burimore, shumë e rrallë, një lloj Ungjilli ose siç e quajtën ne Amerikë ‘Ungjilli i pestë’, sepse ajo jo vetëm që besoi por edhe jetësoi dhe dëshmoi. Në këtë libër i gjeni të gjitha përshtypjet, përjetimet e përvojat e mia që i quajta me një emërtim ‘’Nëna ime Terezë’’.
Pasi kaloi solemniteti i të premtes, të shtunën më 27 gusht e deri më 4 shtator, ka filluar Nëntëditëshi kushtuar shën Nënë Terezës, përkatësisht përgatitjet shpirtërore për festen e saj liturgjike qё kremtohet me 5 shtator./Radio Vatikani