Në meshën për mërgimtarët, në Prizren, dëshmitë e krishtërimit të lashtë në vend
Në meshën për mërgimtarët, në Prizren, dëshmitë e krishtërimit të lashtë në vend 02.08.2022 | 00:00
Kthehet kremtimi i Ditës së Mërgimtarëve në dioqezën Prizren-Prishtinë, kësaj radhe, për t’iu gëzuar zbulimeve arkeologjike në kompleksin e konkatedralen së Zojës Ndihmëtare në Prizren, që kanë sjellë dëshmi të reja për praninë e krishterimit në Kosovë.
 
Kthehet kremtimi i Ditës së Mërgimtarëve në dioqezën Prizren-Prishtinë, kësaj radhe, për t’iu gëzuar zbulimeve arkeologjike në kompleksin e konkatedralen së Zojës Ndihmëtare në Prizren, që kanë sjellë dëshmi të reja për praninë e krishterimit në Kosovë. Më 1 gusht, ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji, kremtoi meshën, gjatë së cilës, vikari i dioqezës, don Shan Zefi, shpjegoi kronologjinë e punës kërkimore, duke nënvizuar se vetë katedralja e shekullit XII-XIII, ka themelet e një kishe paleokristiane të shekullit V. Por me hollësisht, informacioni i Rabije Ibrajt nga Prishtina…
 
Dioqeza Prizren Prishtine, pas dy vjetesh vuajtje nga pandemia Covid 19, rikthen kremtimin e Dites se Mergimtareve, kushtuar bashkeatdhetareve tane neper bote. Kesaj radhe kjo dite e shenuar u kremtua me 1 gusht ne Prizren, perkatesisht ne konkatedralen “Zoja Ndihmetare” me qellimin e mire siq u tha, qe t,iu gezohemi se bashku zbulimeve te reja arkeologjike ne kompleksin e Katedrales, rezultat i germimeve 10 vjecare, e me intensitet te shtuar e vetmohues gjate viteve 2019-2021 nga arkeolog vendore e te huaj.
 
Siq eshte njoftuar opinioni edhe me pare, zbulimet e fundit kane sjell deshmi te reja per pranine e krishterimit edhe me te hershem se sa eshte menduar ne vendin tone.
 
Ne meshen solemne, moren pjese shume besimtare-bashkeatdhetare tane, meshtare e motra nga Kosova qe kryejne misione neper vende te ndryshme, kryesisht  ne Evrope, pastaj besimtare e vullnetmire te tjere, qe u bashkuan ne kete meshe, e cila kishte per qellim edhe mirenjohjen e falenderimin ndaj bashkeatdhetareve tane, per punen e sakrificen qe po bejne per familjet, kishen dhe atdheun e tyre.
 
Kete meshe shenjte e kremtoi ipeshkvi imzot Dode Gjeregji ne bashkemeshim me meshtare misionare, e meshtare te tjere te diocezes, i cili fillimisht i falenderoi perzemersisht te gjithe te pranishmit per prezencen e tyre dhe beri te ditur se fjalen predikuese ia ka besuar famullitarit te katedrales ‘Zoja Ndihmetare’ ne Prizren dr.dom. Shan Zefit, Vicar i Diocezes, i cili gjate gjithe kohes hulumtuese ne kompleksin e katedrales ka qene aktiv e pjese perberese e ekipeve te arkeologeve.
 
Dom Shan Zefi me kete rast, per minuta te tere, beri nje kronologji ne detaje te te dhenave, rrjedhoje e hulumtimeve te deritashme arkeologjike duke bere te ditur se ne muajin qershor ne Prishtine eshte mbajtur nje Konference  Nderkombetare lidhur me zbulimet e para arkeologjike te kesaj katedraleje, qe deshmojne vazhdimesine historike brez pas brezi te krishterimit tone ne Kosove dhe kontinuitetin historik te te pareve tane.
 
Ne fakt, pas ketyre detajeve qe i permenda tha ai, eshte zbuluar se e njejta Katedrale ku gjendemi, eshte ndertuar mbi rrenojat e nje kishe te vjeter paleokristiane shek.V, e me vone ringritet edhe kjo Katedrale e sotme kah fundi i shek. XII-XIII. Nderkaq, germadhat e kishes tjeter, zbuluar ngjitur Katedrales datojne nga shek. XII-Xlll’’ tha dom Shan Zefi, duke shtuar se brenda saj jane zbuluar varre me shume eshtra, pastaj gur e qeramika te rendesishme e monedha te ndryshme, qe deshmojne krishterimin shume te hershem ne trevat tona, vlera te pamohueshme per Kishen Katolike ne Kosove dhe per mbare kombin tone.  
 
Me pas imzot Dode Gjergji, falenderoj dom Shanin per detajet e dhena nga hulumtimet e zbulimet ne kete kishe, ndersa bashkeatdhetareve iu tha se kjo ishte edhe arsyeja e kesaj meshe ne kishen Nane, duke i lutur qe te perqendrohen ne urate e lutje drejtuar Zojes Bekuar, Zojes Ndihmetare te kesaj kishe. Ne fund te meshes, ipeshkvi dha edhe bekimin e Zotit, per bashkeatdhetaret ne diten e tyre te shenuar me 1 gusht.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave