Festa e Rrëshajëve nё Prishtinë
Festa e Rrëshajëve nё Prishtinë 08.06.2022 | 03:29
Në festën e Rrëshajëve nё Prishtinë 21 tё rinj e tё reja morën Sakramentin e Krezmimit a tё Përforcimit, në ditёn e solemnitetit tё festës sё Shpirtin Shenjt. Meshёs e kryesoi kryeipeshkvi nderit tё Tivarit nё bashkёkremtim me meshtarё, nё praninё e shumё besimtarëve e posaçёrisht tё tё rinjve.
 
Në festën e Rrëshajëve nё Prishtinë 21 tё rinj e tё reja morën Sakramentin e Krezmimit a tё Përforcimit, në ditёn e solemnitetit tё festës sё Shpirtin Shenjt. Meshёs e kryesoi kryeipeshkvi nderit tё Tivarit nё bashkёkremtim me meshtarё, nё praninё e shumё besimtarëve e posaçёrisht tё tё rinjve.
 
Mё tepёr nga Prishtina shёrbimi Rabie Ibrajt
 
Te dielen, festa e Rrëshajëve u kremtua bukur në Kishën katedrale ”Shen Nene Tereza’’ne Prishtine edhe per faktin tjeter se 21 te rinj e te reja moren Sakramnetin e Krezmimit a tё Përforcimit. Ambienti i brendshëm ishte i vogel per ta zene gjithe ate numer besimtarësh e vullnetmirësh te pranishem duke krijuar atmosfere madheshtore.
 
Shkelqesia e tij, imzot Zef Gashi, arqipeshkev nderi i Tivarit, tash ne pension, kremtoi Meshën solemne ne bashkmeshim me meshtare te tjere. Ai tha se kisha jone çdo vit kremton kete feste madheshtore qe eshte zbritja e shpirtit shenjte ne festen e Rrëshajëve.  
 
Megjithate, pjesen dermuese te fjales se tij predikuese ia kushtoj te rinjeve e te rejave qe po merrnin Sakramentin e Krezminit. Ai tha se, per keta djem e vajza, per ju prinder, e per ne eterit shpirterore, ky moment eshte kenaqesi, sepse po shtohet numri i dëshmitarëve te se vertetes duke besuar ne Jezu Krishtin, ne misionin e vepren shpetimprurese te tij. Dhe, eshte tradite qe gjate ritit te krezmimit te anetareve te rinj, te ndahen shtate dhurata te Shpirtit Shenjt.
 
Anetareve te rinj qe po krezmoheshin, imzot Zef Gashi, iu tha gjithashtu, se duhet te jeni krenare edhe per nje motiv tjeter: ‘’Krezmimin po e merrni ne Kishen katedrale te kryeqytetit tuaj i cili karakterizohet dhe merr rendesine e peshen e vet me dy personalitete me te ndritura te kombit, me shenjtneshen tone Nene Terezen, ne shenjtoren e saj qe jemi dhe martirin tone, arqipeshkvin imzot Pjeter Bogdanin, reliktet e te cileve gjenden ne Kripten e kesaj katedraleje.
 
Prandaj, perpos motiveve fetare qe i keni, duhet ti  keni frymezim ne ndertimin e jetes tuaj edhe keto dy monumente shpirterore, pra nobelisten tone me fame boterore, Nene Terezen dhe te madhin tone numer nje per kohen e vet, deshimtarin me te forte te fese tone, imzot Pjeter Bogdanin’’, tha imzot Zef Gashi.
 
Sipas tij, te gjitha keto jane te mundshme nese keta te rinj e te reja iu qendrojne besnik mesimeve Ungjillore, mesimeve te Kishes, Nanes tone shpirterore. Ai me kete rast u falenderua, siq e tha, me ndere e lavd, per meshtaret, motrat, familjaret dhe te gjithe besimtaret e pranishem ne meshen e festes se Rreshajve.
 
Me pas, u kremtua riti i Sakramnetit te Krezmimit nga vet shkelqesia e tij, imzot Zef Gashi, per 21 te rinje e te reja, me lutje qe Shpirti shenjte te zbres mbi keta djem e vajza, qe te mbushen me shpirtin e Zotit per te qene deshmitare te Ungjillit dhe Kishes.
 
Ne mbarim te ketij kremtimi te bukur te festes se Rreshajve, famullitari Prishtines dom Fatmir Koliqi falenderoj shkelqesine e tij, imzot Zef Gashin.
 
‘’Eshte kenaqesi gjithhere kur monsinjorin e kemi ne mesin tone dhe porosine qe na jep, e duke qene famullitar shumvjecar ne Prishtine, eshte edhe merite e tij, rritja gjithnje me e madhe e numrit te besimtareve ne kryeqytetin tone. Ndersa prinderve iu kerkoi qe te kemi bashkepunim te ndersjell ne menyre qe femijet tane te rriten me vlerat shpirterore te kultures se krishtere, per cka vendi yne ka shume nevoje’’ tha dom Fatmiri.
 
Krejt ne fund, imzot Zef Gashi e dha bekimin e festes se Rreshajve per te rinjt e te rejat qe moren Sakramentin e Krezmimit dhe per te gjithe besimtaret e pranishem ne kete feste kremtimi, zbritja e shpirtit shenjte, Rreshajet./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave