Superheronjtë zbresin nga çatia për t’i gëzuar fëmijët në Pediatri
Superheronjtë zbresin nga çatia për t’i gëzuar fëmijët në Pediatri 13.12.2024 | 16:32
Sot buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve që janë të hospitalizuar në repartin e pediatrisë, sollën alpinistët e klubit “Alpin Prishtina”, të maskuar si figurat më të dashura të fëmijëve. Është bërë traditë që superheronjtë të vizitojnë fëmijët, ku sot u shënua edicioni i pestë i kësaj ngjarjeje. Të lumtur, fëmijët shikonin heronjtë e tyre duke u lëshuar nga çatia e ndërtesës së pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
 
Temperaturat e ulëta nuk penguan të vegjlit që kishin ardhur për të parë nga afër superheronjtë e tyre. Të gjithë vraponin për një fotografi e përshëndetje. Për fotografi nuk hezitoi as ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.Ai tha se superheronjtë e vërtetë janë mjekët e kësaj klinike.
 
“Mjekët dhe infermierët tanë që bëjnë punë të palodhshme dhe të jashtëzakonshme çdo ditë në trajtimin e fëmijëve tanë, sot me këtë aktivitet të superheronjëve, kemi dashur me vu në pah këtë pjesën e superheroit, të cilën ashtu siç thash janë mjekët dhe infermierët…Ky aktivitet është për të falënderuar mjekët dhe infermierët tanë me punën e tyre të palodhshme që e bëjnë përditë në klinikën e pediatrisë”, tha ai, raporton kp.Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajcevci-Uka, u shpreh e lumtur që edhe këtë vit në prag të festave, superheronjët vizituan repartin e tyre. Ajo shpreson që ky aktivitet të vazhdojë me vite të tëra.
 
“Ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm, sidomos për fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë për arsye se ka disa prej fëmijëve me sëmundje kronike që qëndrojnë gjatë, kështu që ky aktivitet është një çlirim shumë i rëndësishëm i ndjenjës shpirtërore për t’i parë këto edhe sidomos për ata fëmijë të cilët këta superheronj i kanë idol dhe për atë arsye është e rëndësishme ta shohin këtë aktivitet”, tha Uka.E Valentina Pllana që këtë vit ishte e maskuar si “buba-mara”, tha se fëmijët po e presin me entuziazëm këtë aktivitet.
 
“Ishte shumë kënaqësi për të ardhur dhe për ti gëzuar fëmijët sadopak, si e përmendi drejtoresha dhe ministri. Fëmijët vetëm qëndrojnë çdo ditë dhe na shohin prej brenda, kështu që pse mos me na pa edhe nga afër…Superheronj nuk jam, por fëmijët e njohin karakterin e buba-marës dhe ishte shumë kënaqësi. Shpresoj që i kemi lumturuar sado pak sot”, tha ajo.Pas lëshimit me litar nga çatia, superheronjët shpërndan dhurata të ndryshme për të vegjlit që shikonin nga poshtë, e nëpër dhoma u vizituan edhe fëmijët e hospitalizuar duke u dhuruar dhurata dhe tyre.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave