Në Kishën e Gllogjanit të Lugut të Baranit, sot u rikthyen në krishterizëm mbi njëqind veta
Në Kishën e Gllogjanit të Lugut të Baranit, sot u rikthyen në krishterizëm mbi njëqind veta 05.08.2024 | 12:00
Në kishën e Gllogjanit në Lug të Baranit, sot, u rikthyen në krishterizmin e të parëve mbi njëqind veta, të rritur e fëmijë. Për herë të parë shqiptarët mësyejnë masivisht për t’u rikthyer në fenë e të parëve, andaj edhe ishte një atmosferë feste brenda dhe jashtë kësaj kishe.
 
Ceremonia e rikthimit, që zatën për shkak të masovizimit do të bëhet në grupe të ndryshme, ishte jashtëzakonisht e përgatitur mirë dhe mbarë, mu ashtu sikurse i takon një ngjarje të tillë kaq madhore fetare e kombëtare njëherit.
 
Prifti i kishës së “Shna Ndout” në Lugun e Baranit, që e udhëhoqi ceremoninë e pagëzimit ishte Pal Tunaj e në ndihmë atij i kishin ardhur edhe Meriton Dedaj, student i teologjisë në Itali, ku tashmë është duke magjistruar.
 
Dhe shumë të tjerë që e dhanë ndihmesën e tyre në këtë ngjarje të madhe.
 
Albert Leka nga kryesia e Lëvizjes së Deçanit, për Drinin theksoj se pagëzimi i kaq shumë shqiptarëve që duan të rikthehen në krishterizëm, do të bëhet në etapa, pasi është e pamundur që të gjithë ata që duan të arrijnë të pagëzohen menjëherë.
 
Alberti për portalin Drini tha se disa sot u regjistruar në mënyrë që pagëzohen në ditët në vijim.
 
Fjalimi liturgjik i priftit Pal Tunaj, ishte i një niveli të lartë e të munguar intelektual ndër teologët, i artikuluar përmes gjuhës së pasur e të pastër shqipe që e përdori para të pranishmëve në sallën përplot të kishës së “Shna Ndout” në Gllogjan.
 
Po ashtu nivel të lartë intelektual tregoj edhe studenti i teologjisë nga Italia, Meriton Dedaj, me shpjegimet e tij brilante dhe kulturën kombëtare që e tregoi.
 
Të gjithë ata që u pagëzuan sot, ishin mjaft të lumtur dhe kjo shprehej në fytyrat e tyre të gëzuara përgjat ceremonisë dhe pas saj.
 
Edhe një familje llapjane që jeton në Prishtinë, sot u rikthye në krishterizmin e të parëve tonë.
 
Më bëri përshtypje pagëzimi i një Llapjani me gruan dhe fëmijët. Faton Bunjaku nga Podujeva dhe gruaja e tij Valentina me dy fëmijët e tyre, u pagëzuan sot.
 
Fatoni tash jeton në Prishtinë me familjen.
 
Në ceremoninë e pagëzimit kishin ardhur edhe shumë figura të shquara të lëvizjes së re Arbërore, si Arbër Gashi, Gjon Çoçaj , Sokol Mali (Avdulla Mehmeti), Fisht Krasniqi, Marin Sopi, Albert Leka e shumë e shumë të tjerë.
 
Duhet rikujtuar se në këtë kishë dikur ka qenë meshtar atdhetari i madh Anton Kçira, që tash jeton në SHBA.
 
Sot, në Kishën e “Shna Ndout” në Gllogjan të Lugut të Baranit, une, Gjergj Kabashi, me Marin Sopin, mikun e kolegun tim të hershëm.
 
Në raportimet e pakta në televizionet tona, mbrëmë më la përshtypje të hidhur detyrimi joprofesional dhe mungesa e kulturës së përgjithshme dhe asaj kombëtare nga ana e gazetarëve, po ashtu të pakët që ishin të pranishëm në këtë ngjarje, që në bazë të pyetjeve të shtruara gabimisht t’i detyronin të intervistuarit të arsyetoheshin se “nuk ka asnjë tendencë për përçarje fetare mes shqiptarëve”.
 
Pse të ketë tendenca të tilla…?
 
Gazetarët është dashur të mendonin e të mos heshtnin qe minimum njëzet vite rresht, se si është e mundur që shtetet të huaja, sidomos Turqia, të lejohet të bëjë kaq shumë investime religjioze, që shihet qartë se e kanë synim asimilimin e shqiptarëve dhe shtimin e turkoshakëve e turkofilësve ndër ne, që na armiqësojnë me vetvetën dhe kontinentin europian të cilit i përkasim. 
 
Shqiptarët andaj duhet të mendojnë vetëm se si të shpëtojnë nga ky asimilim dhe pushtim i brendshëm në rrethana lirie, e jo të përgjigjen në pyetjet e verbëra e të cekëta të atyre që e shkaktuan gjithë këtë tragjedi, se gjoja me rikthimin në krishterizmin e të parëve, u shkaktokan “përçarje fetare në mes të shqiptarëve”.
 
Rikthimi në fenë që njeriu e don apo mbetja fare i pa fe e tij, është e drejtë elementare njerëzore; është e drejtë kushtetuese dhe në rastin e Kosovës dhe të shqiptarëve përgjithësisht kur hapur synohet të na krijohet një nacioanlizëm i bazuar në fenë islame,-nacionalizëm islamik që u duhet Serbisë, Turqisë dhe Federatës Ruse, është edhe masë e domosdoshme mbrojtëse kombëtare./drini.us
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave