Lamtumirë Kadare! Homazhe e ceremoni në nder të kolosit të letërsisë shqipe
Lamtumirë Kadare! Homazhe e ceremoni në nder të kolosit të letërsisë shqipe 03.07.2024 | 03:36
Mes duartrokitjeve, nderimeve dhe përkuljeve para arkëmortit të tij, Ismail Kadare është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës me ceremoni shtetërore. Kolosi i letërsisë shqipe bëri bashkë të gjithë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku zhvilluan homazhe në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe lanë mesazhet e tyre në librin e kujtimeve.
 
Në Tiranë po zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare.
 
Pas ceremonisë shtetërore e Lamtumirës, kortezhi është nisur në drejtim të varrezave të Tufinës.
 
Rama: Nën hijen e Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit ishte këtu kishte ardhur më parë
 
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në homazhet që u zhvilluan në nder të kolosit të letrave të gjuhës shqipe Ismail Kadare, i cili u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
 
 
Rama e konsideroi Kadarenë si një “shqiptar të botës” njësoj si Nënë Tereza dhe se po “largohet nga kjo botë i mbrojtur nga humanistja shqiptare”.
“Nën hijen e Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit ishte këtu kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizi dot prej aty me erdhi bashkë me foton e kësaj skene që po montohej për shfaqje sonte në  darkë. Lëreni aty. Nuk ka më mirë. Askujt nuk do ti shkonte në mëndje rastësia që solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që I takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që I takon botës.  Duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur Ismaili symbyllur do të ndihej I marrë nën mbrojtje nga ata që se donin”, tha Rama.
 
Ismail Kadare do të prehet në Tufinë, por kryeministri Edi Rama tha se kjo do të jetë e përkohshme pasi ai meriton banesën e tij të fundit. Ceremoni me kërkesë të bashkëshortes Helena Kadare do të të jetë vetëm familjare në Tufinë, ndërsa të gjitha nderimet e shtetit do përmbyllen me momentin e përcjelljes së kortezhit.
 
Kryeministri Rama sqaroi edhe dilemat se kush do të ishte banesa e fundit e shkrimtarit që e donte e gjithë bota. “Sa e mora vesh që vdiq e mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit, bashkë me pamundësinë për të shmangur përfshirjen për këtë tubim, fjalim, më është bërë si pullë poste që nuk më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të “Urdhrit të Legjinionit të Nderit nga vetë presidenti I Francës, Macron në Pallatin  Brigadave. Qysh se filluan të merrnin jetë komisioni i posaçëm shtetëror i ceremonialit funebër dhe paralelisht përplasjet e opinioneve në skenë e prapaskenë për këtë dhe në vendvarrimin e tij u ndjeva personazh I kurthit të fundit letrar të Ismail Kadaresë. Unë, si nëpunësi në pallatin e ëndrrave. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër.  Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër.
 
Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesën e fundit që të jetë vetëm e tija jo bashkë me dëshmorët, ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi dëshirën për të rënë dëshmor, jo bashkë me vëllezërit Frashri që ishin ndër të paktët që ai donte dhe respektonte, jo te fusha e Kryeministrisë pasi një vend  nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit dhe se kur mendoj që Ismaili ikte sa mundte nga vendet ku mblidheshin njërës, kjo do ishte ti imponohej bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal”, tha Rama
 
Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, ka mbërritur dhe arkëmorti me trupin e pajetë të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
 
Arkëmorti shoqërohej nga truproja e Gardës së Republikës së bashku me vajzat e Kadaresë. Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit, është shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj./rtklive.com
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave